Shko te përmbajtja

Shkolla e Ligjit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paraqitje e një Diplome tipike të nivelit "Juris Doctor"

Shkolla e Ligjit është një institucion i specializuar në edukimin juridik anglosakson, e cila është zakonisht pjesë përbërëse e procesit për t'u licensuar si avokat në ShBA.

Nivelet e diplomimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
E themeluar në vitin 1817, Shkolla e Ligjit e Harvardit është shkolla e ligjit më e vjetër në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, Shkolla e Ligjit zakonisht ofron programe pasuniversitare, të cilat zgjasin tre vjet dhe që në përfundim të studimeve lëshojnë diplomën "Juris Doctor" (J. D.), e cila është një doktoraturë profesionale e nevojshme për licensimin si avokatShBA (të mos ngatërrohet meDoktoraturën e Shkencave Juridike në ShBA, e cila njihet si S.J.D.).

Për tu pranuar pranë një shkolle ligji të akredituar nga "American Bar Association" (ABA), aplikantët duhet zakonisht të kenë marrë pikët e mjaftueshme në "Testin Hyrës në Shkollën e Ligjit" (Law School Admission Test ose LSAT),[1][2] dhe të kenë mbaruar studimet e rregullta të nivelit të parë (Bachelor) në çfarëdo fushe (ndonëse aplikantët më të sukseshëm shpesh janë ato që kanë përfunduar Bachelorin në Shkenca Politike ose në Administrim Biznesi).[2]:38  Aktualisht, në ShBA gjenden 199 shkolla të akredituara nga ABA.[3]  Përveç në shtetin të Kalifornisë, është e domosdoshme diplomimi nga një shkollë ligji e akredituar nga ABA, për tu pranuar në provimin e licensimit si avokat.[4]

Sipas një studimi nga ekonomistët e punës Michael Simkovic dhe Frank McIntyre, një diplomë nga një Shkollë Ligji Amerikane sjell një rritje të të ardhurave gjatë gjithë jetës profesionale prej $1,000,000, krahasuar me një diplomë bachelor.[5][6][7][8][9] Sipas Departamentit të Punës së Shteteve të Bashkuara dhe Byrosë së Statistikave të Punës, rroga mesatare e avokatëve amerikanë për vitin 2012 ishte $130,000.[10] Pagat ndryshojnë në bazë të gjeografisë, me një shkallë më të lartë mesatare të pagave në qytetet e mëdha—sidomos në New York, Washington D.C., Chicago dhe Los Angeles—dhe pagat më të ulëta në zonat rurale.[11]

Megjithatë, jo të gjithë të diplomuarit e një shkolle ligji vendosin të punojnë si avokatë.  Sipas studimit të Simkovic dhe McIntyre, bazuar nga të dhënat e Byrosë Amerikane të Censusit, rreth 40 për qind e njerëzve që janë diplomuar në ligj nuk e praktikojnë profesionin e juristit.[5] Shoqata Kombëtare për Karrierën e Profesionistëve Ligjor raporton që 9 muaj pas diplomimit, 90 për qind e të diplomuarve nga një shkollë ligji e akredituar kanë siguruar punësim.[12] Nga këto, afërsisht 2 për qind ishin të punësuar në punë ku arsimi universitar është i padomosdoshëm[12], rreth 75-85 për qind punojnë në profesion si avokatë ose juristë, dhe 5 për qind punojnë në profesionale të palidhura me ligjin.[12] Shumë të diplomuar në Ligj kanë zënë pozicione drejtuese në bizneset dhe qeverinë Amerikane.[5]

Diferenca me Fakultetin e Drejtësisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërsa shkollat e ligjit në SHBA janë zakonisht institucione post-universitare me autonomi të konsiderueshme, arsimi ligjor në vende të tjera kryhet si pjesë e sistemit universitar ose jepet nga institucione të pavarura të aftësimit profesional juridik, si përshembull Shkolla e AvokatisëShqipëri.

Në pjesën më të madhe të Evropës kontinentale, arsimi ligjor jepet në kuadër të sistemit universitar në nivelin e parë (Bachelor), dhe Fakultetet e Drejtësisë janë të thjesht pjesë përbërëse e Universitetit, si çdo fakultet tjetër, dhe jo njësi të veçanta si Shkollat e Ligjit.  Në këto vende, termi "Shkollë Ligji" të mund të përdoret, por nuk ka të njëjtin kuptim si Shkollat e Ligjit në Amerikën e Veriut

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Kitroeff, Natalie (24 shkurt 2015). "The First Two Law Schools to Drop the LSAT Could Be Just the Beginning". Bloomberg Business. Marrë më 24 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 "Admissions and Student Services" (PDF). American Bar Association. Marrë më 24 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "LSAC List of Law Schools". Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2011. Marrë më 23 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "National Conference of Bar Examiners, Bar Examination and Admissions Statistics". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2013. Marrë më 23 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. 1 2 3 Michael Simkovic & Frank McIntyre, The Economic Value of a Law Degree
  6. Steven M. Davidoff, Debating, Yet Again, the Worth of Law School, N.Y. TIMES DEALBOOK, July 18, 2013
  7. Dylan Matthews, Ignore the haters.
  8. Jordan Weissmann, Is Law School a Good Deal After All?, THE ATLANTIC, July 19, 2013
  9. Brian Leiter, Reflections on The Economic Value of a Law Degree and the Reactions to It, Brian Leiter's Law School Reports, July 30, 2013
  10. United States Department of Labor, Bureau of Labor Statistics, Occupational Employment Statistics, Lawyers
  11. "Tableau, Who's got the Biggest Salary". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 23 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. 1 2 3 National Association for Law Placement