Ardian Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ardian Gashi
Ardian Gashi 2006 06 06.jpg
Ardiani me skuadrën Vålerenga më 2006
Të dhënat personale
Data e lindjes20 qershor 1981
Vendi i lindjesGjakova, Kosovë
Gjatësia1,72 m (5 ft 7+12 in)
PozicioniMesfushor në qendër
Informacionet për klubin
Klubi aktualOdd
Numri3
Karriera në rini
KIL/Hemne
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2001Molde4(0)
2002–2003Ørn Horten39(9)
2003Vålerenga (huazim)14(1)
2004–2006Vålerenga62(10)
2006–2007Brann18(0)
2007–2009Fredrikstad64(10)
2010–2014Helsingborg124(8)
2014–Odd27(1)
Ekipi kombëtar
2002–2003Norvegjia U-2118(2)
2004–2013Norvegjia14(0)
2014Kosova2(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Ardian Gashi (lindi më 20 qershor 1981) është futbollist kosovarë i cili luan për skuadrën norvegjeze Odds BK. Ardiani është nga Kosova, por familja e tij kanë shkuar në Norvegji kur Ardiani ishte tetë vjeçar. Ai u bë qytetarë norvegjezë dhe ka luajtur në kombëtaren norvegjeze deri në vitin 2014.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Ardiani ka lindur në Gjakovë, por bashkë me familjen e tij kanë shkuar në Norvegji si refugjatë kur ishte tetë vjeçar.[1][2] Ata shkuan në një fshat norvegjezë me emrin Kyrksæterøra, ku edhe filloi të luajë futboll në klubin KIL/Hemne para se të transferohet në Molde FK në vitin 1998.[3]

Në sezonin 2005, ai ka humbur shumë lojëra gjatë muajit gusht, sepse ai ishte në burg për shkak se ka vozitur me shpjetësi të madhe. Ai ka qëndruar në burg 18 ditë, por u lirua në ditën e 14-të për shkak sjelljes të mirë. Më vonë ai luajti në penallti kundër skuadrës Club Brugge KV në raundin e fundit në kualifikimin e skuadrave në UEFA Liga e Kampioneve.

Më 30 gusht 2006, ai nënshkroi për SK Brann për 7 milionë kruna norvegjeze. Qëndrimi i tij në këtë skuadër ishte e shkurtër. Më 25 korrik 2007, ai nënshkroi për Fredrikstad FK. Është thënë në dhjetorë të vitit 2009, se ai do t'i bashkohet skuadrës suedeze Helsingborgs IF për sezonin 2010.

Më 5 gusht 2014, ai u bashkua në skuadrën norvegjeze Odds BK, ku nënshkroi një kontratë deri në verë të vitit 2017.[4]

Karriera ndërkombëtare[redakto | përpunoni burim]

Ardiani ka luajtur 18 ndeshje në kombëtaren norvegjeze U-21 mes vitit 2002 dhe 2003 dhe ka shënuar dy gola.[5] Edhe pse ka luajtur në kombëtaren norvegjeze, ai gjithmonë ka thënë se ëndërron që një ditë të luajë për kombëtaren kosovare si futbollist.[6]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Langerød, Dag (23 March 2008). "Bryr seg ikke om gullrekord" (në norvegjisht). Nettavisen. Marrë më 15 October 2012. 
  2. ^ Gazeta Tema (18 October 2012). "Lojtari shqiptar i Norvegjisë, Ardian Gashi: Do t'i shënoj Shqipërisë". 
  3. ^ Løfaldli, Reidar (15 October 2012). "- Han var like aggressiv da som han er nå". 100% Fotball (në norvegjisht). Adresseavisa. Marrë më 15 October 2012. 
  4. ^ "Ny spiller inn i troppen". http://www.odd.no/ (në norvegjisht). Odds BK. 5 August 2014. Marrë më 5 August 2014.  Lidhje e jashtme në |website= (ndihmë)
  5. ^ "Ardian Gashi's profil". fotball.no (në norvegjisht). Football Association of Norway. Marrë më 7 February 2013. 
  6. ^ "Gashi blør for Kosovo" (në norvegjisht). ibergen.no. 3 December 2006. Marrë më 15 October 2012.