Aristidh Milaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Aristidh Milaqi është piktor dhe ikonograf. Lindi në një familje greke në fshatin Derviçan të rrethit të Gjirokastrës në vitin 1941.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën nëntë vjeçare së bashku me familjen e tij vendoset në Tiranë. Nga viti 1964, deri në vitin 1968 kryen Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë në degën Pikturë. Ka marrë pjesë në disa ekspozita kombëtare në Shqipëri, si lëvrues i gjinisë së peizazhit. Ka punuar ndër të tjera edhe në Kinostudion "Shqipëria e re" si piktor ekzekutues në repartin e filmit vizatimor. Në vitin 1992 zhvendoset në Athinë, Greqi ku jeton dhe punon edhe sot si artist i lirë.

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijimtaria artistike e Aristidh Milaqit ndahet në dy drejtime të ndryshme konceptuale, ndërmjet peizazhit dhe ikonografisë. Në peizazhet e tij gjejmë lirikën dhe pasurinë koloristike të një impresionizmi tejet individual, gërshetuar këto me kërkimet stilistike në formë dhë në mjetet shprehëse. Kurse në fushën e ikonografisë konkludimi artistik, vjen përmes një vizioni kolektiv, i cili distancohet gjithnjë përmes mbrujtjes së materies me sens tërësisht personal dhe unik.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]