Jump to content

Aristidh Ruçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aristidh Ruçi
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1875
Vdiq1950
KombësiaShqiptar
Profesioniekonomist

Aristidh Ruçi (Sheper, 11 mars 1875 - Vlora, prill 1950) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ekonomist shqiptar.[1]

U lind në Sheper të Zagorisë, 9 vjet më vonë se Andon Zako Çajupi në të njëjtin fshat. Vijoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Gjatë fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX gjendet në Janinë. Pas veprimtarisë aty, vendoset në birth_placeorë, ku në vitin 1908 angazhohet në themelimin e klubit patriotik “Labëria”. Po atë vit fillon përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Si delegat I Vlorës merr pjesë në kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmoi aktin me siglën “A. Rruçi”. Mori pjesë në Luftën e Vlorës në vitin 1920. Anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua në jetën administrative të qytetit të Vlorës ; u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937 ; inspiroi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali. Vdiq në Vlorë.

  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë (1912-2017) dhe Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë (PDF). Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë. 2018. fq. 22. ISBN 978-9928-166-76-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 maj 2021. Marrë më 27 shtator 2021.