Arkitektura post moderne
Nga mesi i viteve gjashtëdhjetë të shek. XX e më tej, arkitektët dhe kritikët e artit, pasardhës të stilit modern, zhvilluan tendenca, për të cilat nuk u gjet emërtim më i mirë sesa Arkitektura Postmoderne. Pavarësisht se Postmodernizmi nuk është një lëvizje kohezive, e themeluar prej një aksiome apo parimi të ndryshëm prej atij të stilit paraardhës, siç ndodhi me Arkitekturën Moderne, mund të thuhet se vetia e përbashkët e postmodernistëve është vlerësimi i individualitetit, madje shpeshherë dhe humorit apo ironisë në veprat e tyre.
Në kohët e sotme, brenda stilit postmodern veprojnë:
- Arkitektura Neo-Tradicionaliste, me përfaqësues si Michael Grave, Charles Moore, etj
- Stili Ndërkombëtar, me përfaqësues si Norman Foster, Renzo Piano, Ming Pei, etj.
- Arkitektura Organike me përfaqësues si Santiago Calatrava, Friedensreich Hundertwasser, etj.
- Dekonstruktivizmi me përfaqësues si Frank O. Gehry, Daniel Libeskind, Peter Eisenman, etj.
Një tendencë e përgjithshme në vitet e fundit është ruajtja e vlerave natyrore ose ekologjike, që merr parasysh zvogëlimin e parametrave të smogut dhe trafikut, p.sh. duke përdorur elemente natyrale, si parcela toke e pemësh si elemente të brendshme të ndërtesave dhe komplekseve ndërtimore. Arkitektura e sotme i kushton rëndësi të madhe cilësisë, estetikës, krijimit të ndërtesave mbrojtëse, që e bëjnë më tërheqëse dhe më të dobishme ndërtesën. Gjithashtu, në metropolet e mëdha, mungesa e hapësirave, kostoja shumë e lartë e tokës, shndërrimi i qyteteve në qytete të industrializuara dhe qendra shërbimi kanë bërë që të shfrytëzohet një tjetër mundësi: ripërshtatja e sipërfaqeve të mëdha industriale të lëna në harresë.
Vepra të përmendura të arkitekturës postmoderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Piazza d'Italia, New Orleans, SHBA, Charles Moore
Llixha, Bad Blumau, Austri, nga Friedensreich Hundertwasser
Kulla Hearst, New York, SHBA, Norman Foster
Busti Rrotullues, Malmö, Suedi, Santiago Calatrava
Muzeu Hebre, Berlin, Gjermani, Daniel Libeskind