Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
Pamja
| Themeluar | 26 korrik 1993 |
|---|---|
| Vendndodhja | Tirana, Shqipëri |
| Koordinatat | 41°19′14″N 19°48′20″E / 41.3205°N 19.8055°E |
| Lloji | Arkiva |
| Drejtor | Gjergj Thomai |
| Faqja zyrtare | Official Website |
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) u krijua më 26 korrik 1993 në Tiranë, Shqipëri. Ai mblodhi projektet teknike të ndërtimit të ish-instituteve (ISP, N.GJ. GJ, ISPUK, ISPUN, ISPU) që i përkisnin fondit të ish- Ministrisë së Ndërtimit të Shqipërisë, materiale nga vendimet e Bashkisë së Tiranës dhe të KRRTSH. Arkivi i dokumentave të AQTN ka mbi 45,000 dosje dhe 556,000 faqe, me dokumentin e parë që daton në vitin 1911 "Rindërtimi i urës së Bunës". Detyra kryesore e arkivit është ruajtja, mirëmbajtja dhe administrimi i dokumentacionit teknik në fushën e ndërtimit për të përmbushur kërkesat e subjekteve private dhe publike për dokumentacionin teknik që disponon. [1] [2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Rikonstruktohet Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2017. Marrë më 27 dhjetor 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Arkivi Teknik i Ndërtimit, nis dixhitalizimi për ruajtjen e dokumentave". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2018. Marrë më 27 dhjetor 2022.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)