Jump to content

Arsimi autoritar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arsimi autoritar i njohur edhe me emrin edukimi autoritar është një koncept i përdorur në pedagogji (sidomos në pedagogjinë shkollore dhe familjare) për të përshkruar një sistem shkollor përkatësisht një qasje arimore dhe edukative që vepron nën një qëndrim autoritar dhe një mënyre menaxhimi specifike. Këto karakteristika përfshijnë bindjen absolute të nxënësve ndaj mësuesve, vlerësimin kryesor të vlerës së një personi duke përdorur rezultatet e testimeve të shifruara, mungesën e kohës për klasa të lira ose zgjedhje të lira të lëndëve, dhe përcaktimin dhe zbatimin e rregullave të jetës së nxënësve kryesisht nga të rriturit.

Në këtë kontekst, sistemi arsimor i autoritar ngushton hapësirën e disponueshme për nxënësin për të marrë vendime për veten, duke imponuar vlerat dhe normat e të rriturve mbi nxënësit. Kjo sjellje mund të krijojë një mjedis ku autonomia dhe zhvillimi personal i nxënësve ndikohen negativisht nga strukturat e autoriteteve të fuqishme të institucinit arsimor.

Përveç kësaj, për qëllime lehtësuese të menaxhimit, ndonjëherë mund të ndodhin situata që nuk përputhen me parimet bazë arsimore, duke përfshirë edhe përdorimin e dënimeve fizike, gjë që mund të jetë në kundërshtim me qëllimet e një arsimi cilësor dhe të drejtat e nxënësve.[1] [2] [3] [4]

  1. ^ "Edukimi autoritar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2024. Marrë më 3 mars 2024.
  2. ^ "Çfarë është Prindërimi Autoritar? by EDUKIM FIZIK - Issuu". issuu.com (në anglisht dhe shqip). 2022-01-16. Marrë më 2024-03-03.
  3. ^ "Stili autoritar dhe i rreptë i prindërimit – Continuing Life". Marrë më 2024-03-03.
  4. ^ "Stili autoritar, është stili më i ekuilibruar dhe funksional për edukimin e një fëmije – Revista Psikologji". revistapsikologji.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-03-03.