Jump to content

Arsimi në rrethin e Hasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Internati Kosova

Arsimi në Rrethin e Hasit ka një traditë të hershme shkrimi. Këtë e dëshmojnë shkrimet dhe gjetjet në vendbanime e dokumente të ndryshme. Zhvillimi i arsimit vijon rregullisht nga arsimi parashkollor e deri te arsimi i mesëm.

Puna për zhvillimin e arsimit në Rrethin e Hasit ka filluar që në mesjetë. Fillimisht qëllimi ishte mësimi shqip, më pas ruajtja e identitetit për të ardhur deri sot kur shkolla tenton të lidhet me ndjekësit jo vetëm me anë të shkencës. Hasi ka dëshmuar me mbetjet arkeologjike që mbart, këto mbetje të gjetura në epitafet e varreve, shpella dhe trajta të monedhave të përdorura,[1] se ka tentuar të shkruajë shqip me shkronja të alfabetit latin. Prania e objekteve të lashtësisë në gjetjet arkeologjike në Krumë e në Golaj në mes të të cilave janë edhe objekte të kulturës Ilire, Apolloniane e të Komanit, tregon se dardanët e visorit të Kukësit kanë qenë në kontakt direkt me të, çka flet jo vetëm për zhvillim ekonomik, por edhe kulturor e arsimor.[2]

periudhën e pushtimit osman përdorimi i shqipes ishte i ndaluar, por hasjanët gjetën mbështetje pranë klerit katolik, i cili lejonte përdorimin e librave fetarë në gjuhën mëmë. Veprimet e popullit të Hasit gjatë kësaj periudhe arritën të shpërndanin një frymë të re letrare, e cila lidhej me figura të ndryshme të letërsisë. Në veprat e tyre, që shprehnin edhe horizontin arsimor, u lind ajo që do të quhej me të drejtë Tradita Hasjane.[3]

Pal Hasi, autori i parë i "Traditës Hasjane", bashkëkohës i Buzukut,[4] së bashku me emrin e një rëndësie të madhe për Hasin Pjeter Bogdani, janë ndër personat që luftuan me penë për ngritjen e përgjithshme kulturore dhe arsimore të këtij vendi.[5]

Vitet 1622 do t’u ofronin shqiptarëve të drejtën e shkollimit dhe njohjen me kleriket e arsimuar në Romë. Vazhdon veprimtaria katolike në zhvillimin e arsimit me kishën Zonja e Hasit.[6] Kjo veprimtari zhvendoset në duart e Osman Nikoliqit, me ndihmesën e të cilit abetaret e shkrimit shqip u futën edhe në Golaj pranë grupeve mësimore të moshave të reja. Sigurisht që të gjitha përpjekjet për përparimin e arsimit zgjuan kundërshti ndër turq, mirëpo fryma dhe dëshira për zhvillim nuk e ndali popullin e kësaj zone.[7]

Hapja e shkollave të para në Has

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

9 maj 1912 kryengritësit e Hasit kërkuan që të hapeshin shkolla shqipe dhe të lihej i lirë mësimi i gjuhës shqipe në Has dhe rrethina. Populli këto kërkesa ua dërgonte udhëheqësve si Hasan Prishtina e Bajram Curri pranë të cilëve kishte qëndruar figura e arsimit Niman Ferizi.[8] Një e mirë e madhe për arsimdashësit e Hasit ishte hapja e shkollës shqipe Skënderbeg në Gjakovë në 1915-1916. Viti 1917 e gjeti Hasin me një shkollë në dokumente zyrtare. Në vitet e mëvona, saktësisht në vitet 1922-1923, katër hasjanë rezultuan të regjistruar në konviktin "Malet Tona" në Malësinë e Gjakovës.

Në vitet 1920-1924 Bajram Curri dha një ndihmë direkte duke kërkuar mësues e shkolla për në Has e Lumë. Prandaj në tetor të 1922-it hapen shkolla në Golaj e Krumë.[9]

Krijimi i një institucioni të mirëfilltë arsimor, me ndihmesën e Bajram Currit dhe të Hasan Prishtinës, u finalizua vetëm në vitin 1923 me hapjen në Kolgecaj të një Internati që do të quhej "Internati Kosova" (12 tetor 1922 hapet Internati "Kosova" , që në vitin 1973 është shpallur objekt i rëndësisë së veçantë si pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë) [1] Arkivuar 19 gusht 2019 tek Wayback Machine dhe do të kishte rreth 120 nxënës ku rreth 80% e tyre ishin kosovarë.[10] Rëndesi e veçante në këtë institucion iu dha formimit shkencor, moral, atdhetar dhe artistiko-sportiv.

Katërmbëdhjetë nxënësit e parë të Internatit që mbaruan klasën e gjashtë vazhduan shkollat e mesme me bursë nën kujdesin e Sali Morines. Internati "Kosova" funksionoi deri në 1928 në Kolgecaj, por pas këtij viti ai u transferua në Krumë duke ruajtur emrin. Shkolla e Krumës u hap më 12 tetor 1922 më 30 nxënës. Mësimi realizohej në shtëpi të ndryshme , në xhami ose në natyrë në pamundësi për të zotëruar një ndërtesë. Viti 1923 shënoi dy hapa tepër të rëndësishëm të zhvillimit arsimor:

1.Krijimin e Shoqërise Arsimore ‘‘Shkëlzeni’’

2.Krijimin e shkollës së mbrëmjes për të rinjtë.

Shoqëria "Shkëlzeni" ndikoi në rritjen e numrit të nxënësve në shkollën e Krumës (48 nxënës filluan klasën e parë në 1923). Pavarsisht angazhimit numri i nxënësve nuk ishte i lartë. 1928 është viti i vendosjes së Internatit "Kosova" në Krumë. Në vitin 1933 numri i nxënësve arrin 102 duke pasur në mes tyre veç 2 vajza. Ndërsa në fshatrat e Krumës veprimtaria arsimore kishte filluar të zhvillohej, në vitin 1905 u hap një mejtem në Nikoliq dhe në 1908 në Golaj.

Më 1922, me interesimin direk të Bajram Currit, u hap shkolla shqipe Golaj me 35 nxënës dhe me mësues Mark Gashi e Sali Morina. Për një kohë të shkurtër në këtë shkollë mësoi edhe Shote Galica[11] Në vitin 1927 në Gjinaj u hap shkolla fillore me rreth 20 nxënës të cilit ishin edhe nga Pusi i Thate. Mësues i parë i kësaj shkolle ka qenë Idriz Jaku. Një ndër mësuesit që ka punuar në shkollën Gjinaj ka qenë edhe Muhamet Pepi. Në mungesë të mësuesve dhe bazës materiale, kjo shkollë nuk arrtiti të funksionojë. Ajo fillon të përmendet pas vitit 1946 kur u rihap. Tërheq vëmendjen se në këtë shkollë punojnë sërisht mësues të ardhur nga jugu si Stavri Gostivishti, si dhe pas çlirimit kanë punuar mësuesit nga Shkodra Shyqyri Maci dhe Behar Zeka. Nga viti 1969 në Gjinaj funksionon vetëm shkolla 9-vjecare.

Letaj arsimi i hapi dyert e veta në 1938 pavarsisht numrit të vogël të nxënësve (36 nxënësve). Mësuesi i pare i kësaj shkolle ka qëne Haki Bardhoshi. Ajo u mbyll përkohësisht gjatë luftës për t’u rihapur në vitin 1946. Nga viti 1967 Letaj është bërë me shkolle 9-vjecare.Edhe për mbylljen e shkollës së Krumës në vitin 1940 ishte shkak sërisht lufta, por kjo nuk ndikoi në rihapjen e kësaj shkolle pasi rreziku të kalonte. Në vjeshtën e 1945 filloi mësimi i rregullt me programet mësimore, tekste e udhëzime duke filluar punën në themele të shëndosha të të nxënit dhe të shkruarit shqip.

Shkolla e mesme Skëndërbeg

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konvikti Kosova

Mbi bazën e shkollës 8-vjecare, në shtatorin e 1970 në Krumë u hap shkolla e mesme, dega Agronomi ku shumica e nxënësve ishin konviktorë. Në vitin 1973 u përurua godina e re e shkollës trekatëshe me 24 dhoma mësimdhënieje si dhe ambiente të tjera. Në vitin 1976 u hap gjithashtu edhe një degë e re, ajo e Zooteknikës me bursë nga i gjithë rrethi dhe me vendas. Meqë degët zooteknikë dhe agronomi nuk u hapnin rrugë të tjera veç profilit bujqësor, komuniteti kërkoi hapjen e degës së arsimit të përgjithshëm, kërkesë e cila u plotësua në vitin akademik 1982. Në vitin 1983-1984 u realizua ndarja e shkollës së mesme 3-degëshe Krumë nga shkolla 8-vjecare. Në vitin 1988 përfundoi ngritja e ndërtesës së re të konviktit Kosova i cili plotësonte kushtet për nxënësit konviktorë dhe personelin mësimor. Me kalimin e viteve u bë edhe ndërtimi i dy ndërtesave të reja në qytetin e Krumës. Në njërën ndërtesë zhvillohej mësimi i shkollës së mesme dhe në tjetrën ai 9-vjecar. Në vitin 2012 u bë e mundur ndërtimi i një shkolle tjetër të re me të gjitha kushtet ku zhvillohet mësimi i ciklit të ulët dhe të lartë . Shkolla e mesme në letra zyrtare sot shkruhet si Gjimnazi Skënderbeu Krumë dhe ka rreth:[12]

Viti i parë Viti i dytë Viti i tretë Mësues
Nr 300 nx 240 nx 235 nx 43

Kontribuesit në arsimin e rrethit të Hasit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Figura të shquara si Pjetër Bogdani dhe Bajram Curri nuk kontribuan vetëm në zhvillimin arsimit në vendin e tyre, por në gjithë krahinën e Veriut.

Niman Ferizi -> drejtori i parë i shkollës Skënderbeg; iniciatori i hapjes së Internatit "Kosova" në Kolgecaj(deri në vitin 2012 shkolla 9-vjeçare mbante emrin e tij, me pas u zëvendësua me emrin Sejdi Dida.

Osman Shaqiri -> punoi me zell e përkushtim në hapjen e Internatit "Kosova" dhe një nga organizatorët e parë të themelimit të Shoqërisë Arsimore "Shkëlzeni".

Sali Morina -> drejtor dhe mësues në Internatin "Kosova" dhe në Golaj. Në Golaj të Hasit më 1923-1924 Sali Morina u dha mësim luftëtarëve të lirisë Shote dhe Azem Galica.[13]

Qazim Bakalli -> anëtar i Shoqerisë "Shkëlzeni".

Mësues të cilet kanë dhënë mësim në Internatin "Kosova" dhe shkollat e para fillore janë: Ibrahim Riza, Beqin Kastrati, Shukri Bulica, Rifat Spahiu, Muharrem Musa, Rexhep Shpendi, Hamdi Muca, Xhafer Koraku, Nuredin Geca, etj.

Mësues të cilët kanë dhënë mësim në shkollën e mesme Skënderbeu: Sulejman Shima, Fadil Serjani, Sejdi Dida, Maliç Jaku, Jahe Peka ,Avdi Peka, Kristaq Tile, Edmir Kapedani, Zija Çela, Arben Sfera, Arben Kertusha, Agim Duka, Ardian Shehu, Petrit Pelushi ,Sokol Bela, Feriç Ahmetaj, Met Tobli, Arqile Qilleri, Roland Çano, Ariteo Çezari, Miftar Alia, Myzejen Aliaj etj.

Drejtuesit e shkollës së mesme Skënderbeu që në fillimet e saj gjer në ditët e sotme:[2][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

• Ali Peka

• Uk Hoxha

• Ymer Shtufi

• Mukades Hoti

• Mexhid Hajdari

• Besim Cengu

• Hasan Peka

• Istref Thaçi

• Ramadan Mazrreku

• Ismet Peka

• Shefike Muja

• Astrit Poga

Nga viti 1970 deri në vitin 2000 në këtë shkollë të mesme u diplomuan 1991 nxënës:[14]

Deget Zooveterinerë Agronomi Mekanike Gjimnaziste
Nr 436 768 44 743

Aktualisht rrethi i Hasit ka 19 shkolla funksionale 9-vjecare dhe 2 shkolla të mesme të përgjithshme, në Golaj dhe në Krumë. Numri i nxënësve që do të mbarojnë këtë vit arsimin 9-vjecar është rreth 2850,ndërsa arsimin e mesëm rreth 276 nxënës. Në këtë shkollë ka rreth 260 mësues/e të profileve të ndryshme.[15]

  1. ^ Dr.J.Rexhepagiq, vep.e cituar...fq.146
  2. ^ Jubani.Bep Kultura ilire në shek.XII-V.p.e.s artikull në "Lëndët e Shkencave Shoqërore në Shkollë" Tiranë 1972, fq.195
  3. ^ Hoxha.Shefqet:"Mbi trojet e Bogdanit B SH ILP Shkodër Nr.3 V.1972,Fq.389]
  4. ^ Prof. Dhimitër Shuteriqi "Autor dhe tekste" Tiranë 1977, fq.64
  5. ^ Hoxha.Shefqet, burim i cituar Fq.377-383 të nr të posaçëm 1964
  6. ^ Frrok Kristaj:"Zymi i kurbetçinjëve" në "Rilindja" 21.8.1994
  7. ^ Isa Halilaj: "Në Rrugën e Diturisë"
  8. ^ [Niko Koleci:"Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare"Fq.41-42]
  9. ^ AQ RSH FMA Dosje 2 dok.298 dt.12.02.1922
  10. ^ [Rasim Jonuki:Kujtime nga jeta në Internatin "Kosova"]
  11. ^ Ibrahim Cavolli: Art. i cituar "Mësuesi"23 maj 1979
  12. ^ Drejtoria e Gjimnazit Skënderbeu Krumë
  13. ^ Çavolli Ibrahim:Sali Morina patriot e veteran i Arsimit."Mesuesi"23 maj 1979
  14. ^ Isa Halilaj: Kukesi ne Sofrën e Arsimit Kombëtar
  15. ^ ZA-Has