Niman Ferizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Niman Ferizi[redakto | përpunoni burim]

Atdhetar e demokrat i shquar, me kontribut te veçantë ne fushë të arsimit kombëtar shqiptar. U lind në Gjakovë në një familje me tradita fetare e atdhetare.Paraardhësit e tij edhe kur ishin priftërinj në kishën e Raçës ( ndryshe e njohur si kishë e Ferizajit ) afër Gjakovës , edhe kur ishin pleq të fisit të Pukës, gjithmonë përdornin me mjeshtri armën e dijës, forcën e fesë, si dhe fjalën e urtë e bindëse.I ati i tij, Isufi, edhe pse ishte hoxhë ( në krahinën e Hasit), në kuvende dhe në xhami shprehej me fjalë të zjarrta kushtuar lirisë si dhe për përpjekjet e flijimeve që duheshin bërë për arritjen e saj. Nimani ishte aktivizuar herët në lëvizjen arsimore e kombëtare shqiptare. Ende sa ishte nxënës në Idadijen e Shkupit u inkuadrua në radhët e klubit arsimor "Bashkimi i Kombit" (1908). Tre vite më vonë ishte pjesëmarrës në aktin e Shpalljes e Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1915 u angazhua për hapjen e shkollës shqipe në Gjakovë si dhe të paraleles së veçantë me 20 vajza shqiptare, ku ligjëronte gjuhën dhe letërsinë shqipe. Në vitin 1918 pati rol të rëndësishëm në Komitetin "MKK" për degën e Gjakovës që ishte edhe dega kryesore në Kosovë. Niman Ferizi ka kontribut të veqantë për organizimin e qëndresës së armatosur kundër ushtrisë serbe, në mars të vitit 1919. Ishte edhe bashkëluftëtar dhe sekretar i Bajram Currit. Shkroi edhe veprën e mirënjohur "Familja Curri". Në vitin 1922 Niman Ferizi hapi shkollat e para shqipe në Bujan, Bicaj,Kalimash,Krumë e Kolgecaj.Madje edhe shtëpinë e tij n Kolgecaj e shëndrroi në konvikt për nxënësit e Kosovës. U propozua për ministër të Arsimit nga Fan Noli por nuk e pranoi këtë post. Mirpo më pas u emërua prefekt i Beratit. Pas ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet u dënua me vdekje.Emigroi në Bari të Italisë , më pas u vendos në Zarë të Dalmacisë.U vra më 6 korrik 1937, në moshën 45-vjeçare.[1]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shkenca, Akademia. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.  99943-653-0-4.