Shko te përmbajtja

Artan Minarolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artan Minarolli (13 maj 1958 - 31 dhjetor 2015) ishte një regjisor shqiptar. Mbaroi gjimnazin "Sami Frasheri" në Tiranë në vitin 1977. Studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë, mbaruar në 1982 dhe u emërua aktor në teatrin e Beratit. Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Mbaroi kursin dy-vjeçar pasuniversitar për regji filmi në Kinostudio, më 1990, duke xhirruar dhe filmin e tij të parë, realizuar në vitin 1991, dokumentarin “Për një centimetër”, ku ra në sy aftësia e sintezës dhe fantazia, me gjetje dhe detaje interesante.[1] Me këtë film fitoi çmim në Festivalin e Torinos. Në vitin 1995 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Në vitin 2007 u emërua drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, detyrë që e mbajti deri në dhjetor, 2009. Nga 2009 deri në 2013 ishte Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë; Drejtor në Departamentin e Filmit në RTSH në 2014. Aktiviteti i tij artistik filloi si aktor dhe vazhdoi me asistent/regjisor, regjisor, shkrimtar, skenarist, pedagog, producent.[2]

Filmi i tij i parë artistik ishte “Qind për qind”, 1994, film i metrazhit të mesëm, bashkëautor me Petrit Rukën si regji dhe skenar, me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Pas filmave "Natë pa hënë", me të cilin është vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtarë, ka realizuar dhe filmat Kronikë provinciale, Gjallë (Alive)- një bashkëprodhim shqiptaro-austro-francez si dhe ka shkruar skenarin e filmit "Delegacioni". U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë, më 31 dhjetor 2015.

Asistent/regjisor:

Regjisor:

  • Kufoma e një telefoni, 1997 (tregime)
  • Gruaja me të zeza, 2018 (tregime)
  • Çmimin "Mendson Speciale" në Festivalin e 46-të Ndërkombëtar të Filmit Sportiv, 1991, Torino, Itali, me filmin “Për një centimetër
  • "Çmimi i Madh" dhe "Kupa e Artë" në Festivalin "MedFilm", 2004, Romë, Itali, me filmin “Natë pa hënë
  • Çmimi "Filmi më i mirë" në Trenton Festival, 2005, SHBA, me filmin “Natë pa hënë
  1. Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 298–299. ISBN 978-99943-1-456-0.
  2. Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 982. ISBN 978-9928-940-44-5.
  3. Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904 - 2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 434, 529. ISBN 978-9928-940-44-5.
  4. "Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". www.bksh.al. Marrë më 2025-10-25.
  5. Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 328, 514. ISBN 978-9928-940-44-5.