Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. (Teksti është i vjedhur fjalë për fjalë nga faqja "rreth nesh" e shoqatës në pyetje dhe urgjentisht duhet zëvendësuar me tekst origjinal) Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare nga Kosova, që ka për mision mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e gazetarëve, promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë. AGK është e hapur për anëtarësimin e çdo gazetare/i në Kosovë.[1][2]
AGK është themeluar në vitin 2002 dhe tani ka pjesetarë të saj gazetarë, fotoreporterë, kameramanë dhe redaktorë, duke u bërë organizata më përfaqësuese e komunitetit të gazetarëve të Kosovës. AGK deri sot ka arritur të trajtoj dhe të ngritë zërin në raste kur cënohet profesioni dhe siguria e gazetarëve.
Nëpërmjet hulumtimeve, avokimit dhe rrjetëzimit me organizatat tjera të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, AGK ka për qëllim ta ngrisë çështjen e sigurisë së gazetarëve në mekanizmat rajonalë, evropianë dhe ndërkombëtarë. AGK është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve.[1]
Përveç kësaj, AGK vazhdimisht kontribuon në ngritjen profesionale të gazetarëve nëpërmjet trajnimeve, aktiviteteve të rrjetëzimit dhe informimit të brendshëm për komunitetin e gazetarëve. Hulumtimet e organizatës në fushën e sigurisë së gazetarëve kontribuojnë në kuptimin më të thellë së gjendjes reale të sigurisë, si dhe angazhimit më intensiv të forcave të rendit në trajtimin e rasteve të sulmit kundër gazetarëve.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c fros. "Rreth nesh | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK". Asociacioni i Gazetareve te Kosoves (AGK). Marrë më 2024-10-31.
- ^ fros. "Statuti | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK". Asociacioni i Gazetareve te Kosoves (AGK). Marrë më 2024-10-31.