Shko te përmbajtja

Atlasi (statujë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Atlasi (statujë)

Atlasi është një statujë në bronx përballë  Rockefeller Center në Manhattan, New York City. Skulptura përfaqëson Atlasin - titanin e lashtë grek - duke mbajtur mbi shpatulla qiejt. Është krijuar nga skulptori Lee Lawrie me ndihmën e Rene Paul Chambellan, dhe u instalua në vitin 1937.

Atlasi në skulpturë është i lartë 4.6 metra, ndërsa e gjithë statuja 14 metra e lartë.[1][2] Statuja peshon 7 ton (7,000 kg).[3] Aksi Veri-Jug i sferës armillare mbi shpatullat e Atlasit ka drejtim nga Ylli Verior, sikundër shihet nga New York City.[4]

Vepra e artit me kalimin e kohës është përvetësuar si një simbol i lëvizjes dhe filozofisë Objektiviste[5] dhe është bashkëlidhur me novelën Revolta e Atlasit të filozofes Ayn Rand, themeluese e Objektivizmit.

  1. "Examples of Art Deco in New York City" (në anglisht). Architecture.learnhub.com. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2010. Marrë më 22 qershor 2015.
  2. "Atlas sculpture by Lee Lawrie" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2010. Marrë më 22 qershor 2015.
  3. Dunlap, David W. (4 maj 2008). "Bringing a Smile (Well, a Shine) to a Burdened Statue of Atlas". The New York Times (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2015.
  4. "Art: Rockefeller Atlas". Time (në anglisht). 1 janar 1937. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2013. Marrë më 22 qershor 2015.
  5. "History of Atlas Shrugged". Ayn Rand Institute. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2014. Marrë më 22 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]