Aventurat e Nils Holgersson (anime)
Aventurat e Nils Holgersson | |
---|---|
Skeda:A7853-3.jpg | |
Nirusu no Fushigi na Tabi | |
Kategoria | Anime bazuar në libër. |
Krijuar nga | Hisayuki Toriumi, Mamoru Oshii |
Marrin pjesë |
|
Shteti i origjinës | Japoni |
Gjuha origjinale | Japonisht |
No. of episodes | 56 |
Production | |
Production company | Studio Pierrot |
Original release | |
Release | 8 janar 1980 deri në 17 mars 1981 |
Aventurat e Nils Holgersson (origjinali në japonisht ニルスのふしぎな旅 Nirusu no Fushigi na Tabi) është një serial anime, i prodhuar në vitin 1980 nga Studio Pierrot bazuar në librin e shkrimtares suedeze Selma Lagerlof, e cila botoi librin me të njëjtin titull në dy pjesë në vitet 1906 dhe 1907.
Këtu tregohen aventurat e djaloshit Nils nga Suedia dhe me shoqet e tij, patat. Në këtë mënyrë tregohen qartë edhe probleme sociale që ka Suedia. Ai udhëton në shumë vende, dhe trajton probleme që ka vendi, siç është për shembull sëmundjet që kanë fëmijët nga kushtet e këqija higjienike, etj.
Filmi pati si regjisor Hisayuki Toriumi dhe Mamoru Oshii, dhe u transmetua për herë të parë në Japoni në televizionin NHK më 8 janar 1980, ndërsa në Shqipëri është transmetuar nga TVSH gjatë viteve '90, në mënyrë ilegale (të pa licencuar) [ref. 1].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia ka në qendër Nils Hongersonin katërmbëdhjetë vjeçar, cili jeton në një fermë tipike suedeze së bashku me prindërit e tij. Nilsit i pëlqen ta kalojë kohën e lirë duke ngacmuar kafshët e fermës dhe kjo zgjat deri sa ai përballet me një gishtëzo që i inatosur nga arroganca dhe sjellja e keqe e Nilsit e kthen atë në një gishtëzo me aftësinë për të folur me kafshët. Kafshët e fermës janë të xhindosur me Nilsin tek marrin lajmin se Nilsi tashmë nuk mund t’i dëmtojë më ata.
Për t’i shpëtuar hakmarrjes së tyre, Nilsi niset me patën me emrin Martin i cili dëshiron të shtegtojë me një grup patash të egra. Ata bashkohen me grupin e Akkas dhe 52 seritë në vazhdim ndjekin aventurat e tyre gjatë shtegtimit me Nilsin si të ftuar.
Seriali në shumicën e serive i qëndron besnik librit origjinal, duke bërë devijime të vogla në seri të ndryshme dhe në disa personazhe. Si përfundim personazhi kryesor kthehet pranë gjirit të familjes së tij i ndryshuar për më së miri.
Dubluesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nils Holgersson : Mami Koyama
- Carrot : Tadashi Yamazaki
- Márton : Yoshito Yasuhara
- Akka : Nobuko Terashima
- Gunnar : Hideyuki Tanaka
- Ingrid : Minori Matsushima
- Gusta : Shigeru Chiba
- Lasse : Kenichi Ogata
- Suirii : Yoneko Matsukane
- Dunfin : Kumiko Takizawa
- Golgo : Tesshō Genda
- Lex : Kei Tomiyama
- Fairy : Ryōji Saikachi
- Emmerich : Sanji Hase
- Babai i Nilsit : Masane Tsukayama
- Nëna e Nilsit : Masako Ikeda