Azoti i lëngshëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Azoti i lëngshëm

Azoti i lëngshëm është azot në gjendje të lëngshme në një temperaturë shumë të ulët. Prodhohet në industri nëpërmjet distilimit të ajrit të lëngshëm. Azoti i lëngshëm është një lëng i qartë dhe pa ngjyrë, me dendësi prej 0,807 g/ml në pikën e tij të vlimit, dhe me një konstante dielektrike 1,4. Azoti i lëngshëm quhet shpesh edhe LN2 dhe ka një numër UN 1977.

Në presion atmosferik, azoti i lëngshëm vlon në -196 °C dhe është një lëng kriogjenik i cili mund të shkaktojë ngrirje të shpejtë në kontakt me inde të gjalla, dhe që mund të çojë në dëmtime mjfat të rënda të lëkurës dhe pjesëve të tjera të trupit. Kur veçohet në mënyrë të pështatshme nga temperatura e mjedisit rrethues, azoti i lëngshëm mund të ruhet dhe transportohet, p.sh në kontenierë vakumi. Këtu, temperatura shumë e ulët mbahet në një temperature konstante prej -196 °C duke sjellë vlimin e lehtë të lëngut. Duke u ndikuar nga madhësia dhe modeli, rezistenca e kontenierëve të vakumit varion nga disa orë në disa javë.

Azoti i lëngshëm mund të ngurtësohet lehtësisht duke e vendosur në një dhomë vakumi e pompuar nga një pompë vakumi. Azoti i lëngshëm ngrin në temperaturë −210 °C. Pavarësisht reputacionit si një ftohës efiçent, efiçenca e tij limitohet nga fakti se menjëherë pasi bie në kontakt me objekte më të ngrohta avullon menjëherë duke e rrethuar objektin me gaz azoti. Ky efekt i njohur si efekti Leidenfrost, aplikohet tek çdo lëng në kontakt me një trup shumë herë më të ngrohtë se pika e tij e vlimit. Një ftohje më e shpejtë mund të përftohet duke e zhytur objektin në një përzierje me azoti të lëngshëm dhe të ngurtësuar.

Azoti u lëngëzua për herë të parë në 15 prill 1883, në universitetin Jagiellonian nga fizikani polakë, Zygmunt Wróblewski dhe Karol Olszewski.

Përdorimet

Azoti i lëngshëm ka një numër të madh përdorimesh prej të cilave janë :

  • si ftohës për kamerat CCDastronomi
  • për të mbajtur qelizat në temperatura të ulëta në laboratorë
  • në kriogjinikë
  • si burim i gazit shumë të thatë të azotit
  • për ruajtjen dhe transportimin e produkteve ushqimore
  • në krioruajtjen e gjakut, qelizave riprodhuese (spermën dhe vezoret), dhe materiale të tjera biologjike
  • si një ftohës për overlocking e një CPUje, një GPU-je, apo një hardwarei tjetër
  • si një metodë për të ngrirë tubacionet e ujit në mënyrë që të mund të nderhyjë në to kur valvulat nuk mund të bllokojnë rrjedhjen e ujit