Jump to content

BESA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka Elektronike e Sitevet Arbëreshe ose shkurt [BESA] është projekt i përfshirë tek POR Kalabria 2000-2006, në projektin e Administratës Krahinore të Kozencës – Këshilli i Pakicave Gjuhësore, lind me qëllimin për të realizuar një hartim të bibliotekave dhe të fondeve librore të bibliotekave lokale (bashkiake, kishtare, shkollore e private) të fushës ose me specializim arbëresh të Krahinës së Kozencës, duke favorizuar agregimin e duke bërë të frytshëm në web trashëgiminë e tyre në një sistem të vetëm informatikë bibliotekar, Opac [BESA].

Në vijim, pas kësaj faze dedikuar Krahinës së Kozencës, pritet që [BESA] të mund të zgjerohet në të gjitha strukturat bibliotekare të komuniteteve të ndryshme shqiptare që gjenden në provincat e tjera kalabreze, në krahinat e tjera të Italisë dhe në zonën e Ballkanit, duke realizuar kështu një katalog kolektiv on-line me regjistrime bibliografie, të cilat gjenden në biblioteka të ndryshme.

Në këtë fazë katalogizimi është përqendruar në vëllimet antike e moderne të shtypura në gjuhë apo me interes arbëresh o albanologjik. Parashikohet në një fazë të mëvonshme zgjerimi i rilevimit dhe i katalogizimit të revistave, të materialeve minore të shtypura, të dorëshkrimeve, të dokumenteve të tjerë arkivor, si dhe të materialeve audiovizuale dhe të burimeve të tjera elektronike.