Bajram Kelmendi
Bajram Kelmendi i njohur si Avokat Kelmendi, ishte jurist, aktivistë në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut, shqiptarë nga Kosova, më 25-26 mars të vitit 1999 në Prishtinë u vra nga Doktrina e shenjt serbe.
Vrasia e avokatit Kelmendi dhe dy bijve të tij, ishin fillimi i likuidimeve brenda Kosovës, të njohura për opinionin e gjerë.
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bajrami ishte aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut dhe gjatë vitit 1998 i kish dhënë informacion Gjykatës për Krimet e Luftës. Ai ish shumë i respektuar për aftësitë e tij si një avokat mbrojtës në gjyqe të shumta politike gjatë gjithë dekadës së fundit. Së fundi, ai kish mbrojtur gazetën në gjuhën shqipe Koha Ditore, e cila akuzohej në gjyq për publikimin e një deklarate të përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Natën e 24 marsit, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë u futën me forcë në shtëpinë e Kelmendajve në rrugën “Vellusha” të Prishtinës. Sipas gruas së Bajramit, Nekibe Kelmendit, edhe ajo një juriste e njohur, Kastrioti telefonoi policinë për t’u thënë se dikush ish futur me dhunë në shtëpi, por policët i mbyllën telefonin. Nekibja u përpoq të bënte të njëjtën gjë dhe ata nuk lanë as atë të fliste. Anëtarët e familjes u detyruan të shtriheshin barkas. Policët i than Bajramit qe ti vriste 2 djemet e ti vrist por ai refuzoj oferten e tyre kshtu qe i vran 2 djemet e tij dhe pastaj e vran edhe Bajramin pastaj i bënë një kontroll në shtëpi, por nuk vodhën ndonjë gjë. Rreth orës 1:30 pasdite, dolën e morën me vete Bajramin, Kushtrimin e Kastriotin, në makinën e këtij të fundit. Kushtrimit i thanë “të puthte fëmijët e tij për herë të fundit”.
Në mëngjesin e 26 marsit, Nekibja u informua se kufomat e Bajramit e të dy djemve të saj ishin gjetur në një distributor gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën. Ishin vrarë që të tre. Vrasja e Bajram Kelmendit dhe e djemve të tij terrorizoi Prishtinën dhe profesoratin shqiptar në Kosovë – dikush me një profil publik si politikan, dikush veprimtar i të drejtave të njeriut, gazetar, artist apo akademik. Në Prishtinë u përhap paniku, pasi dyshohej se forca të papërgjegjshme do të likujdonin personalitete të jetës publike kosovare. Ndërsa ishin në pritje për të marrë lajme mbi vdekjen e Kelmendasve, shumë shqiptarë vendosën ta linin Kosovën.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nga : HRW - artikulli : UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo Arkivuar 14 shkurt 2008 tek Wayback Machine shqip/anglisht/serbisht