Shko te përmbajtja

Ballist Morina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina është një patriot shqiptar i cili u bë i njohur me ngritjen e flamurit AUTOCHTHONOUS me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri datë 14/10/2014. Ai lindi më 30 Shtator 1982 në fshatin Shikaj të reethit të Kukësit. Ai bëri bujë në mediat ndërkombëtare.[1][2]

Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41 të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të kishes "Shën Arhangjëlli" lëshoi flamurin AUTOCHTHONOUS përmes njëj droni (DJI PHANTOM), duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.[2]

Si reagim për këtë dhunë të ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë, UEFA vendosi ta shpërblejë kombëtaren shqiptare duke i dhënë fitoren me rezultatin 0-3 në tavolinë dhe duke i hapur rrugë në kualifikimin e saj në Euro 2016.

Për këtë ngjarje u realizua edhe klipi "Kuq e Zi je ti" nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, duke shfaqur Ballist Morinën në fillim të klipit dhe duke permbledhur çaste nga ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe pamje nga Shqipëria.

Ndër të tjera Ismail Morina (BALLISTI) për nji kohë të gjatë mbas kësaj ndeshje është përndjekur nga organet e ligjzbatimit të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, madje kjo e fundit ka në fuqi nji mandat arresti ndërkombëtarë (INTERPOL) ndaj Morines aktualisht.

Në fshatin Shikaj,fshat i lindjes së Morinës për 10-të vjetorin e ngjarjes është ndërtuar nji kullë guri gjatësia e së cilës shkon në 12 metra lartësi,e ndërtuar në shenjë kujtimi dhe respekti ndaj veprës AUTOCHTHONOUS në Beograd.Kjo kullë është pagëzuar me emrin

"KULLA e AUTOKTONËVE" - "AUTOCHTHONOUS TOWER".

Në lartsinë maksimale të saj në nji shtizë valvitet flamuri kuq e zi shqiptar me shqiponjën e KASTRIOTIT ndërsa në balloren e saj është i vendosur flamuri AUTOCHTHONOUS.


  1. "Historia e djaloshit që "çmendi" Beogradin". Telegrafi. 2014. Marrë më 17 tetor 2024.
  2. 1 2 "Alleged drone pilot arrested on eve of Albania v Serbia Euro 2016 qualifier". TheGuardian (në anglisht). 7 tetor 2015. Marrë më 17 tetor 2024.