Banaj
Banaj | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.000 |
{{{postal_code_type}}} | banaj1/banaj2/banaj3 |
Banaj është një fshat në Rrethin e Beratit, Shqipëri.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banaj shtrihet në veriperendim të rrethit të Beratit përgjatë kilometrit të 5-të rrjedhës së lumit Seman pas bashkimit të dy lumenjve Osum dhe Devoll. Ai ndodhet përgjatë autostradës Berat-Lushnje. Banaj ka reliev fushor gjë që bën të mundur zhvillimin në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë. Shtrirja përgjatë lumit Seman bën të mundur që bujqësia të jetë shumë e zhvilluar. Banaj kufizohet nga fshatrat Sheq, Syzez, Pëllumbas, Polizhan, Arrëza, Feras, Salcë e Vogël. Banaj është një fshat me përmasa në gjatësi 8,8 km dhe në gjerësi 3,4 km.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banaj ka reth 3000 banorë ku 30% e popullsis ka emigruar . dhe është fshati më i madh i komunës nga popullsia. 90% e popullsisë është e besimit musliman dhe 10% orthodoks.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia është përgjithësisht një prioritet për zhvillimin e fshatit. Kushtet gjeografike dhe relievi krijojnë mundësinë që investimet të bëhen kryesisht në bujqësi. Shtrimi i rrugëve kryesore dhe ndriçimi i tyre kanë ndihmuar në zhvillimin e fshatit. Në rritjen ekonomike të fshatit ka ndihmuar dhe emigracioni.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banaj është krijuar në shekullin 16. Fiset kryesore janë: Xhelo, Bani, Sula, Baxhija, Bisha, Qose, Bogdani, Golemi, Hasani,Roga, Vrapi. Fiset Xhelo dhe Bani janë fiset më të vjetra. Fisi Xhelo e ka prejardhjen nga Vlora dhe është vendosur në Banaj në shekullin 16-të. Fisi Bani ka ardhur nga fshatrat e thella të Beratit në shekullin e 16-të. Fisi Baxhija është vendosur rreth vitit 1800 dhe e ka prejardhjen nga Përmeti. Kurse fiset e tjera kanë ardhur në fshat nga vitet 1880 deri në vitet 1990 pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Poshnje |
---|
Agimi · Arrëza · Banaj · Çifliku · Gajda · Hinga · Kuçi · Malas Gropë · Polizhani · Poshnja · Syzezi · Sheqi |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |