Jump to content

Beni Nexhar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Banu Najjar)

Beni Naxhar (Nexhar) (Arabisht: بنو نجار, "bijtë e marangozit") është emri i disa fiseve të cilat nuk kanë shumë lidhje historike dhe moderne në Botën Arabe. Fiset ndryshojnë në përbërjen fetare nga njëra-tjetra.[1]

Në historinë Islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një grup Beni Nexhar përmendet në Kartën e Medinës dhe Beni Nexharët e Medinës ishin fisi i nënës së gjyshit të Muhamedit, Abdul Muttalib.[2] Historianët islamikë si Ibn Haxher el-Askelani dhe el-Taberiu i rendisin ato si një fis i fisit të madh Benu Hazrexh të Medinës. El-Askelani thekson se paraardhësi i tyre ishte Tejmallah ibn Talabah ibn Amr ibn el-Hazrexh.[3][4] Benu Nexharët kishte të paktën tre nënfise.[5]

Para Islamit, Benu Nexharët e Medinës kryesisht praktikonin politeizmin tradicional arab, dhe kishin në pronësi idhujt e quajtur Samul, Husa, dhe et-Tamm që u shkatërruan pasi fisi pranoi fenë Islame.[5] Ata mund të kenë pasur një aleancë fisnore me disa prej hebrenjve të Medinës.[6][5]

Muhamedi fillimisht u vendos me ta kur ai bëri Hixhretin (emigrimin) nga Meka në Medinë. Xhamia e Pejgamberit u ndërtua më vonë në kopështin e fisit.[7] Benu Nexharët vlerësohet në një hadith që i atribuohet Muhammedit.[8]

  1. ^ "Banu Najjar". Marrë më 20 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Power, Edmond (1914). "The Life, Work, and Character of Mohammed". Studies: An Irish Quarterly Review. 3 (10): 142–159. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ibn Hajar al-Asqalani (1986). Fath al-Bari. page 144.
  4. ^ al-Tabari, Abu Jafar. The History of al-Tabari Vol. 6: Muhammad at Mecca. fq. 125. ISBN 9780887067075. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c FE Peters, red. (2014). "Idol Worship in Pre-Islamic Medina". The Arabs and Arabia on the Eve of Islam (Volume 3). Routledge. fq. 130–134, 153. ISBN 9781351894807. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Guillaume, Alfred (1963). "New light on the life of Muhammad". Bulletin of the School of Oriental and African Studies. 26 (2): 427–428. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Sahih Bukhari". Marrë më 20 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sahih Bukhari". Marrë më 20 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)