Barbun

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qefull
Mugil cephalus
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Mugiliformes
Familja:
Mugilidae

Peshk i ujërave te kripura, me kokë të gjerë e me luspa të blu te errëta dhe te argjendta. Specia me e zakonshme e peshkimit në brigjet dhe lagunat e Shqipërisë.

Shtrirja gjeografike e vendbanimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Specia është e përhapur kryesisht në ujërat tropikale dhe subtropikale me temperatura te ngrohta. Kufiri verior i shtrirjes në Evrope janë brigjet veriore te Spanjës. Është karakteristike për ketë specie te rritet në ujëra me kripshmëri te ndryshuashme siç janë dajlanët, kënetat, lagunat dhe grykëderdhjet e lumenjve.

Përhapja në brigjet e Shqipërisë dhe disa karakteristika te trupit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qefulli ekziston në disa variete te ndyshme te tij. Te zakonshëm janë llojet e kësaj specie që në zhargonin e peshkatarëve te brigjeve tona quhen :

  • Qefulli gushtak - i shtrire thuajse në gjithë vijën e bregdetit tone.
  • Qefulli i lagunave - i cili rritet në ujërat e lagunave siç janë ato te Karavastasë, Butrintit, Nartës dhe në grykëderdhjet e lumenjve apo kanaleve te ndryshme.

Qefulli ka një trup thuajse cilindrik me forme te mprehte te kokës, me shume luspa. Spektri i ngjyrave te lëkurës nis nga bluja e grija e erret në kurriz vazhdon e argjende dhe përfundon e bardhe në pjesën e poshtme te trupit.

Te ushqyerit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushqehet me organizma jovertebrore si edhe me lende organike te dekompozuara. Ushqevet në thellësi te ujërave megjithëse takohet edhe në sipërfaqe.

Riprodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur specia arrin 20 cm konsiderohet seksualisht e pjekur për riprodhim. Vezët lëshohen pranë kontaktit me ujërat e ëmbla te lumenjve.

Te peshkuarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një nga peshqit e preferuar për peshkatarët sportive. Gjuhet me grep, rrethim (rrjete), mrexhe (rrjete therëse apo korridor), si dhe me pezevol (rrjete tip lak) në cektira 10 - 50 cm.

Vlerat ushqimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qefulli është përdoret shpesh në gatimet e menuve peshkatarë jo vetëm sepse është produkti me i shpështë i këtij aktiviteti por edhe pse shija e tij është e përshtatshme për disa receta gatimi siç janë ato në tave me perime dhe salce. Si çdo lloj peshku një vlere te veçante ushqimore kane vezët e tij te cilat për dorën shpesh te thara në tym dhe te kriposura në formën e një produkti i cili quhet në gjune e zakonshme te peshkatarëve si putarga.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Peshqit e Ujërave Tane - Me autor Meno Xhuveli 1964.