Jump to content

Bardho Hysi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bardho Hysi

Bardho Hysi ose Bardho Hysenaj (1932-2012) ka qenë ushtarak i lartë i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë dhe autor studimesh dhe esesh. Ai lindi në Progonat të Kurveleshit më 1932.

U diplomua në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe në Akademinë Ushtarake, në Shkollën për Filozofi dhe në Shkollën Profesionale për Kulturë Politike. Ka shërbyer në Ushtri me funksione të larta: Komisar i Korpusit të Elbasanit, Komisar i Divizionit të Elbasanit. Ka qenë zgjedhur vazhdimisht në forume drejtuese dhe partiake të larta.

Për shërbimet e tij është nderuar me dekorata e medalje.

Pas viteve '90 të shekullit XX zhvilloi veprimtari shoqërore në krye të degës së Shoqatës "Labëria" për Elbasanin, si dhe mori pjesë si redaktor në botime enciklopedike për Labërinë, veçanërisht për Enciklopedinë e Kurveleshit.

Veç kësaj, ai u shqua edhe si shkrimtar duke lëvruar eseistikë, memuaristikë dhe studime historike. Historia e Labërisë (2011) është e para dhe e vetmja vepër në llojin e vet.

Vdiq në Tiranë më 2012.

Vepra të botuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Beteja dhe duele, esse dhe kujtime, Athinë, Alcaeus, 2000 (Botimi i parë), 2001 (Botimi i dytë) ISBN: 9608678005, Library of Congress: DR77 .H96 2000, OCLC/WorldCat 52623864.
  • Shtëpia e bregut të gështenjave: në gjurmët e historisë së një krahine, fshati e fisi. Athinë, Alcaeus, 2003. ISBN: 9608678048, Open Library: OL25358634M
  • Histori e Labërisë, Tiranë, Redona, 2011 ISBN: 9789995614782, Library of Congress: DR996.L33 H97 2011, Open Library: OL25057863M.

Dekorata të akorduara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dekorata për Shërbime Ushtarake
  • Urdhri Ushtarak

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://openlibrary.org/authors/OL7013451A/Bardho_Hysenaj