Jump to content

Bashkim Ruseti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashkim Ruseti
Lindi3 prill 1943
VdiqJeton
Jeton
KombësiaShqiptar
Profesioni occupationesor, Matematikan, Informatikan

Prof.dr. Bashkim Ruseti është një ndër pedagogët, informatikanët dhe matematikanët më të çmuar shqiptarë. Edhe pse studimet themelore i mbaroi në Matematikë, ai një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore ia përkushtoi informatikës, e cila në të vërtetë edhe është një disiplinë shkencore që konsiderohet si Matematikë e aplikuar.

Është ideatori dhe themeluesi i degës Informatikë Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë.

Prof. Bashkim Ruseti është Shef i Departamentit të Matematikes, Statistikes dhe Informatikes se zbatuar në Fakultetin e ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Studimi pasuniversitar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Në vitin 1972, 1973 dhe 1974 mbaron disa kurse 2-3 mujore me specialiste te huaj dhe te vendit mbi Informatiken, Kompjuterat dhe Kerkimet Operacionale duke dhene me sukses dhe provimet perkatese.
  • Në vitin 1980 dhe 1986 mbaron ne Paris‑France nje Kurs Nderkombetar 6‑mujor per Informatike, duke u DIPLOMUAR "ANALIST"‑ pas dhenies me sukses te provimeve perkatese dhe me pas, si Analist kryej nje stazh 5 mujor prane BULL ne Paris-France.
  • Në vitin 1982 mbron graden “kandidat i shkencave” (“Doktor i shkencave”) me nje teme nga fusha e Programimit Matematik.
  • Në vitin 1984 fiton titullin "Docent".
  • Në vitin 1994 fiton titullin “Profesor”
  • Gjatë viteve 1990-2003 mbaron disa specializime dhe kualifikime ne vende te ndryshme te Europes (France, Greqi, Itali, Angli, Belgjike, Gjermani etj.) dhe ne ShBA lidhur me drejtime te Informatikes se Aplikuar.

Aktiviteti profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 1967‑2002 vepron si lektor:

  • Në Fakultetin e Shkencave te Natyres (dega Matematike 5-vjeçare dhe dega Informatike),
  • Te gjitha deget e Fakultetit te Ekonomise,
  • Dege te Fakulteteve te tjere te Universitetit te Tiranes (ne Fakultetin e Mjekesise, ne Fakultetin e Histori-filologjise, ne Fakultetin e Shkencave Sociale etj.)
  • Ne mjaft kurse pasuniversitare prane Fakultetit te Ekonomise te UT dhe Fakulteteve te tjera (ne Fakultetin e Mjekesise etj.)
  • Disa vite rradhazi është pergjegjes i Kursit Pasuniversitar nje vjeçar te informatikes per specialistet jo informatikane dhe lektor i lendes “Optimizimi” ne kete kurs.
  • Në vitin 1965 Diplomon ne degen e Matematikes te Fakultetit te Shkencave Natyrore te Universitetit te Tiranes.
  • Gjatë viteve 1965 – 1967 6 muaj –inspektor ne Degen Mesimore te Rektoratit te UT dhe me tej Mesues i Matematikes dhe Fizikes ne shkolle te Mesme ne Tirane (gjimnazet “Vasili Shanto” dhe “Petro Nini Luarasi”).
  • Gjatë viteve 1967‑ 1982 Pedagog ne Katedren e Matematikes te Fakultetit te Shkencave Natyrore (Pergjegjes i Grupit te Matematikes ne Fakultetin e Ekonomise te UT).
  • Gjatë viteve 1982 ‑ 1992 Pedagog ne Katedren e Informatikes te Fakultetit te Shkencave Natyrore (Pergjegjes i Grupit te Informatikes ne Fakultetin e Ekonomise te UT).
  • Gjatë viteve 1992 ‑ 1995 Pergjegjes i Katedres te Informatikes se Zbatuar ne Fakultetin Ekonomise te UT.
  • Gjatë viteve 1995 – 29.10.97 Pergjegjes i Departamentit te Matematikes, Statistikes dhe Informatikes se Zbatuar dhe Shef i Seksionit te Informatikes se Zbatuar ne Fakultetin Ekonomise te UT.
  • Gjatë viteve 30.10.97-09.01.98 Drejtor i Albtransportit – Aeroporti Rinas.
  • Gjatë viteve 10.01.98 –e ne vazhdim: Pergjegjes i Departamentit te Matematikes, Statistikes dhe Informatikes se Zbatuar dhe Shef i Seksionit te Informatikes se Zbatuar ne Fakultetin Ekonomise te UT.
Libri Sisteme informacioni të menaxhimit
  • 26 tekste mesimore dhe 1 monografi te botuara për studentet e Universitetit te Tiranës për lëndet e Matematikes se Lartë[1]”, Matematikes se Aplikuar, Informatikes se Pergjithshme [2]”, Informatikes se Aplikuar [3]”etj.
  • 15 artikuj shkencor të botuara në revista shkencore brenda dhe jashte vendit.
  • mbi 25 pjesemarrje ne simpoziume, konferenca e seminare shkencore kombetare dhe ndërkombetare me mbi 15 kumtesa e referate te mbajtura në to.
  • Mbi 25 Studime me permasa te mesme e të medha qe lidhen me shfrytezimin e matematikës së zbatuar, të informatikes, kompjuterave, ICT etj. per te Optimizuar probleme e procese te praktikes ne shkallë vendi, ndërmarje e institucioni.
  • Mori pjese mbi 20 studime qe lidhen:
    • Me arsimin ne pergjithesi dhe ate te larte ne veçanti.
  • Në vitet e fundit ka qenë në kater grupe studimi (Kryetar Grupi) mbi konkurset e pranimit në shkollën e lartë, të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Janë realizuar në këtë kuader tre studime qe i takojne konkurseve për vitet 1998-1999, 1999-2000, 2001-2002. Grupi i fundit i takon studimit mbi pranimet e reja të vitit mësimor 2003-2004
  • Me institucione e sektorë të tjerë për probleme të IT, ICT etj.
  • Në vitet ’70 Profesor Bashkim Ruseti u mor në kuadrin e përgatitjes së temës së disertacionit me aplikimet e programimit matematik në industrinë e veshjeve dhe të këpucës. Këto ishin hapat e para serioze të aplikimit të kërkimeve operacionale në industrinë tekstile.
  • PROGRAM KOMBËTAR PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM - MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS, SISTEMET DHE TEKNOLOGJITË E INFORMACIONIT, 2003-2005, Kryetar i Grupit të punës, Prof. Dr. Bashkim Ruseti
  • FP6 Research Infrastructures, SEE-GRID, South-Eastern European Grid-enabled eInfrastructure Development, qershor-shtator 2004,
  • Information Societies Technology (IST) Programme, South-Eastern European Research & Education Networking (SEEREN, Contract No IST-2001-38830, mars 2004
  • Bashkim Ruseti, Vasilika Kume, Nevila Baci: "E-Governance in Albania", NISPAcee occasional papers, Vol. VI, Nr. 4, vjeshtë 2005
  1. ^ "Biblioteka e Universitetit te Evropes Juglindore". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2012. Marrë më 22 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Universiteti "Ismal Qemaili" Vlore[lidhje e vdekur]
  3. ^ Biblioteka Kombetare e Shqipërise

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]