Basri Musmurati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ka lindur më 15 prill 1947 në Poliçkë të Dardanës. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së , në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe punuar për 11 vjet në arsim (profesor i shkollave të mesme) në Gjilan. Musmurati ishte i dënuar me 11 vjet burg për veprimtari politike.  Ishte organizator i Zonës Operative të Karadakut dhe anëtar i Shtabit të kësaj zone.  Në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës ishte zëvendësministër i Pushtetit Lokal.Më pastaj edhe anëtar i Këshillit të Përkohshëm të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.