Bedri Hoxha
Ky artikull është për Bedri Hoxha politikan. Për persona të tjerë me të njëjtin emër shiko:
Bedri Hoxha (shkrimtar)
Bedri Hoxha | |
|---|---|
![]() | |
| Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 2013–2017 | |
| Kryetar i Bashkisë Klos | |
| Në detyrë tetor 2003 – qershor 2009 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 7 prill 1968 Guri i Bardhë, Mat |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PD |
| Fëmijët | 2 |
| Punësimi | Politikan |
Bedri Hoxha ka lindur në Fshatin Guri i Bardhë në rrethin e Matit. Studimet e shkollës së mesme i kreu në Shkollën e Mesme Pedagogjike "Shenjaze Juka"në Shkodër, qytet ky ku vazhdoi edhe studimet për arsimim e lartë. Studimet e larta i kreu në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, dega mësuesi në qershor 1989 dhe në Universitetin "Kristal" Tiranë, dega Drejtësi në korrik 2009. Punën e tij të parë e nisi si nëndrejtor i shkollës 9 vjecare në fshatin Bejnë dhe formator në zyrën arsimore Mat. Në vitin 2003 u bë pjese e garës për zgjedhjet lokale me Partinë Demokratike, ku u zgjodh Kryetar i Bashkisë Klos, te cilën e drejtoi në vitet 2003-2009. Ne vitin 2009, Bedri Hoxha zgjidhet si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë,post në të cilin u rizgjodh për të dytën herë nga populli i Matit në zgjedhjet e vitit 2014 duke mbajtur detyrën e deputetit deri ne vitin 2017. Aktualisht zoti Hoxha është : Anëtar i kryesisë së Degës PD, Mat dhe anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. Zoti Hoxha u votëbesua nga anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike Klos në procesin e Primareve duke u zgjedhur kështu kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Klosit për zgjdhjet lokale të vitit 2023.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
