Bedri Zyberaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
QSicon in Arbeit.svg Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca, Pa kategori, Pa lidhje interwiki, Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --Liridon 16 mars 2011 17:05 (CET)
Bedri Zyberaj.jpg

Bedri Zyberaj lindi me 6 maj të vitit 1963 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Drenovc të Rahovecit, ndërsa të mesmen në Rahovec. Studimet universitare i përfundoi në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm në degën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në UP, po ashtu i përfundoi studimet pasuniversitare – dhe në vitin 2003 ka mbrojtur me sukses temën e magjistraturës me titull, “Fenomeni i luftës në veprat Për kë bie Këmbana- Ernest Hemingwej dhe Hasta la vista-Petro Marko”. Në vitin 1998 ka botuar librin me poezi ,,Dromca vitesh", ndërsa në vitin 2013 librin me studime ,,Në gjurmë të arketipeve". Ka marr pjesë në tryeza dhe konferenca shkencore brenda dhe jasht vendit ku ka paraqitur referate dhe studime për probleme të ndryshme të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Bedri Zyberaj ka marrë pjesë aktivisht në luftën për çlirimin e Kosovës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse studimet i kishte mbaruar me 1988, me notë mesatare 9,53, për shkak të diferencimit të ateëershëm ideopolitik që e kishin vlersuar se gjoja ishte i ngarkuar me nacionalizëm, nuk e kishin lënë të punonte dhe deri me 1993 kishte qenë i papunë. Me 1993 ka filluar të punojë në Shkollën Fillore ,,Vëllezerit Frashëri" të Drenocit në detyrën - arsimtar i gjuhës dhe letersisë shqipe, ku ka punuar deri me 1998. Gjatë kohës së luftës ka qenë pjestar dhe epror i UÇK-së. Prej vitit 1999 deri me 2004 ka qenë epror i lartë i TMK-së. Në këtë trupë ka qenë Komandant i Shkollës për oficerë te lartë të TMK-së. Nga viti 2004 deri me 2009 ka qenë i paraburgosur. Prej 23 nëntorit 2009 deri me 16 maj 2014 ka qenë Këshilltar për media dhe marrëdhenie me publikun në PTK. Ndërsa nga 16 maji i vitit 2014 është drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ,,Pjetër Bogdani" i zgjedhur me Konkurs publik.