Jump to content

Bënça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bença)
Ujësjellësi i Bënçës

Bënça është një fshat që shtrihet në jug të qytetit Tepelenë dhe është 6 km larg tij.

Bënça is located in Earth
Bënça
Bënça (Earth)

Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret Ilirë që me themelimin e tij në shekullin e dyte p.e.s. Bënça kufizohet me këto fshatra përreth saj : në veri me qytetin e Tepelenës, në jug të saj kufizohet me fshatin Lekdush,që bënë pjesë në krahinën e Kurveleshit, në pjesën e lindjes ajo kufizohet nga fshati i quajtur Luzat, ndërsa në perëndim ajo ndahet nga fshatrat e Veliqotit dhe Turanit.

Lumi i Bënçës duke rrejdhur në drejtim të qytetit të Tepelenës. Në krah të majtë te lumit mund të shihet nje Burgu i Bënçës .

Në luginën e Bënçës kanë jetuar disa fise Ilire si : BISHQEVI, BATHESI, BUKSHI DILQNI LUDOVA dhe TOLA. Këto emra janë te fiseve shqiptare dhe pikërisht banesat e tyre te hershme janë disa shpella që i mbajnë edhe sot e kësaj dite emrat e tyre siç janë : shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit, shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Këto fise themeluan fshatin me emrin Bënça . Ne këto shpella kane banuar fiset e lartpërmendura ku ato kane bere një jete primitive për vete kushtet e atëhershme te shkëputur nga njeri tjetri duke jetuar ne natyre. Kjo periudhe qe unë po përshkruaj këtu i parkete komunitetit primitiv.Në fshatin e Bençës përveç emrave shqiptare Ilire ka edhe emra te huaj si: romak, sllave, islamik(turq), kjo ka ardhur si rezultat i periudhave te ndryshme historike te pushtuesve te vendit tone.

Sipërfaqja tokësore ku shtrihet fshati Bënçës është 5001 ha. Nga kjo sipërfaqe 105 ha është sipërfaqe toke buke, 7 ha toke frutore, 21 ha vreshta ku kultivohet rrush i një cilësie të lartë dhe përdoret për prodhimin e rakisë që njihet si raki rushi Bënça , 220 ha kullota që përdoret për bagëtitë e fshatit e kryesisht dhi, që kohet e fundit janë shtuar ndjeshëm.

2225 ha pyje që i japin fshatit një pamje vërtetë karakteristike dhe të rrallë nga bukuria dhe resurset e saj të paçmueshme, sipërfaqe shkëmborë 390 ha ku gurët dhe shkëmbinjtë ngjajnë si statuja te madhësive gjigante ku turistë dhe vizitore të shumte çuditen për bukurinë e tyre te rralle dhe se fundi 3 ha sipërfaqe troje banimi ku shtrihet fshati karakteristik i futur ne lugine dhe qe përshkohet nga lumi i Bençës qe është në të njëjtën kohë shume i frekuentueshëm për peshkimin e peshqve dhe sidomos te pestroves ( trofka në gjuhe akademike). Lumi i Bençës rrjedh nga burime të ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit. Ky lum bashkohet me me lumin e Vjosës një kilometër në veri të qytetit të Tepelenës dhe derdhet në detin Adriatik.

Bënça ka kushte te favorshme klimaterike tokësore për zhvillimin e buqësië, blegtorisë (sidomos the dhisë). Fshati me një lartësi 225 metra mbi nivelin e detit, ka klime kontinentale .

Deri në shekullin e VI p.e.s në Fshat nuk ka pasur besime fetare.Feja katolike dhe ajo islame preku fshatin ne shekullin e XII. Ne shekullin XVI Bençoret ishin të besimit Muhamedan.