Ben Apolloni
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ben Apolloni Ka studiuar në Fakultetin e Arteve, - dega e Artit dramatik- drejtimi regji, në Universitetin e Prishtinës. Ka diplomuar më 2005 në Teatrin shqiptar të Shkupit me shfaqjen “ Miss Julia”. Vazhdon studimet e nivelit master për regji filmi.
Ka punuar këto projekte:
Projektet si regjisor:
Mundimet e kota të dashurisë – William Shakespeare, Teatri “ Dodona” Prishtinë “ Othello”-William Shakespeare, Teatri “ Dodona” Prishtinë “ Zoostory”- Edward Albee, Shtëpia e Kulturës, Kaçanik “ Vajza”- autor dhe regjisor Ben Apolloni, Teatri “ Dodona”, Prishtinë “ Miss Julia”- August Strindberg, Teatri Shqiptar Shkup- Maqedoni “Tuneli” – film i metrazhit të shkurtër i punuar për festivalin 9/11, Prishtinë “Orkestra e Titanikut” –Hristo Boytchev, Teatri Kombëtar i Gjilanit “Mat” – Ag Apolloni, Teatri “Dodona”, Prishtinë
Projektet si aktor
“ Shumë zhurmë për asgjë”- William Shakespeare, Teatri “ Dodona” Prishtinë “ Othello”- William Shakespeare, Teatri “ Dodona” Prishtinë “ Mbreti Lir”- William Shakespeare, Teatri “ Dodona” Prishtinë “ Vdekja troket”- Woody Allen, Kaçanik
Ka shkruar skenarët për filma të shkurtër: “Tuneli”, “Republika”, “Turpi”, “Vajza”, “Identiteti”, “Kati i pestë”, “Viza”, etj.
Është anëtar i redaksisë së revistës teatrore “Loja” në Prishtinë, dhe bashkëpunëtor i revistës kulturore “Pro Cult” në Prishtinë. Merret edhe me përkthimin( nga anglishtja dhe serbishtja) e studimeve që kanë për qëllim studimin e problemeve teatrore, filmike, dhe në përgjithësi me çështjet kulturore, përkthimin e rock këngëve nga autorë të famshëm botëror të këtij zhanri, dhe ka shkruar disa tekste për këngë.
Shpërblimet: SKENA UP 2003, shfaqja më e mirë Mundimet e kota të dashurisë. NINE ELEVEN DEDICATION 2008, skenari më i mirë për filmin e shkurtër “Republika”. FESTIVALI I TEATROVE 2009 në Ferizaj, Regjia më e mirë për shfaqjen “Orkestra e Titanikut”.