Besa Shahini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, është politikane shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besa Shahini arsmin fillor e mori në Prishtinë. Pasi emigroi në vitin 1999 në kanada, vazhdoi studimet BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada, r[1] .

Besa Shahini është Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri.[2] Që prej 28 Dhjetorit 2018, ajo u emërua Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku zëvendësoi Lindita Nikollën. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për Arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë si dhe zëvendësministre e Arsimit në Shqipëri.[3]

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.[4] Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie.[5][6]

Znj. Shahini flet rrjedhshëm anglisht, serbisht dhe njeh gjuhën frënge dhe atë gjermane.[7]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]