Jump to content

Besim Zyma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Besim Zyma
Emri Besim
Mbiemri Zyma
Lindur më 28 mars 1901
Lindur në Turqi
Vdiq më 1983
Kombësia shqiptare
Shtetësia osmane, shqiptare
Profesioni otorinolaringolog
Mirënjohje
*Dr.

Besim Zyma (Veles, 28 mars 1901 - 26 nëntor 1983) ka qenë ishte një mjek otorinolaringolog dhe profesor i shquar.

U lind më 28 mars të vitit 1898 në Kopryly, sot Veles të Maqedonisë.[1] Babai i tij me gradë kolonel ushtarak i Turqise Shemi Zyma, nga Elbasani, ndersa nena ishte boshnjake.

Kreu gjimnazin austriak në Stamboll, aty ndoqi dhe kreu studimet e larta nga 1919 deri kur u diplomua më 1924. U specializua për kirurgji e gjinekologji në spitalin "Numune" të Ankarasë. Më 1926 nisi punën si asistent kirurg-gjinekolog në Hamburg dhe pas 1928 qe stazhier si mjek kuverte në anijen "Livadhia" që kryente linjën Hamburg-Nju Jork.[1]

Nen influencen e sygjerimeve te pedagogeve gjermane, te cilet ishin te akredituar ne ndihme te Turqise, Besim (Omer) Zyma largohet per ne Gjermani. Ai atje regjistrohet me emrin Besim Omer (Zyma) (nen respektimin e pedagogut tij). Pranohet asistent i kirurgjise nga Prof.Dr. Treplin dhe specializohet ne fushen e gjinekologjise, nga Prof.Dr. Kőhler ne kliniken e mirenjohur gjermane "Barmbeck", te qytetit te Hamburgut. Per kualifikim te metejshem i kerkohet te kryente nje specialitet dytesor, nga ku Zyma zgjodhi ate te Otorinolaringologjise. Drejtoria e shendetit te Hamburgut e emeron mjek indipendent stazhier ne aniejen ( Livadia ), e linjes Hamburg - Amerika, qe zgjati nje vit ( 1928-1929 ). Ne kete vit i jepet titulli dhe diploma "Poseidon". Me pas, me 1929, kryen specializimin e plote në otorinolaringologji, ne Kliniken Universitare te ORL, ne spitalin Charite, Berlin, nen udheheqjen e Prof. Von Eicken, i cili e emeron asistent të tij. Me kerkesen e njerit nga vellezerit e tij, Ingjinier Selim Zyma, i specializuar ne Austri, Ai vjen per here te pare, ne Shqipëri, ne vitin 1932. Ne kete vit, Zogu i I, Mbret i Shqiptareve, dekreton emnimin e Zotni Dr. Besim Zyma, Otorinolaringolog, prane spitalit te pergjitheshem "Zog i I", ne Tirane, 8 qershor 1932,( Nr.95 ). Ketu fillon themelimi i Otorinolaringologjise Shqiptare. Ne te njejten kohe, pa permendur ketu operacionet e tonsilektomise (heqjen e bajameve), dhe nderhyrjet e tjera ne vesh dhe hunde Dr. Zyma zhvillon nderhyrjet kirurgjikale ne koke, neurokirurgji ( absceset cerebelare ), tumoret beneninje dhe malinje (kancer), kirurgji maksilofaciale te stomatologjise, kirurgjine e gjendres thyroide, heqjen e mandibules (nofulla e poshteme), heqjen totale te gjuhes (ne rastet kanceroze), ruajtjen e nervit facial gjate preparimit te gjendres parotis e te tjera. Me 1939, duke mos lejuar mjeket italian te eksperimentonin mbi kokat e te semureve shqiptare, internohet per nje vit ne Penabili te Italise, ku dhe aty sherben me talentin e tij. ( dokumentat e arkives ) Me çlirimin e vendit, punonte, si ne kliniken e tij private dhe me shume ne ato shteterore si: Spitali Ushtarak, dhe spitalet e rretheve e te qyteteve. Ne vitin 1948, ekzekutohet i pa gjykuar vellai i tij inxhinier Selim Zyma.

Ne vitin 1952, hapet Fakulteti i Mjekesise, ne Tirane dhe Zyma emerohet pedagog. Me 1956 emerohet shef i katedres se Otorinolaringologjise. Tirane, me 7/7/1960, Komisjoni i larte i atestimit, te dates 17/02/1960 i akordon titullin dhe graden shkencore Docent, kandidat i shkencave mjekesore. Rroga baze 15.000, per drejtim katedre 34%=5.100; gjithesej 20.100leke.Efekti financiar fillon 17/02/1960. Zv.Rektor / Hasan Duma / Me 31 korrik 1961, Ai goditet per se dyti here nga trauma e humbjes aksidentale te njerit nga djemte. Ne baze te vendimit te Komisionit te Larte te Atestimit Date 15 / 3 / 1965 i akordohet dhe diplomohet me titulin e larte shkencor Profesor, sekretar i komisionit Kiço Negovani, kryetar i Komisionit Thoma Deliana. Prof.Dr.Besim Zyma, drejtonte sherbimin e ORL, si dhe pergatitjet e kuadrove mjekesore ne vend, te cilet perhapeshin çdo vit, ne te gjithe vendin. Prof.Dr.Zyma, ishte i aktivizuar ne vizitat ambulatore si dhe ne nderhyrjet kirurgjikale ne Spitalin Civil, Spitalin Ushtarak, ne Poliklinken Ambulatore te Tiranes qe u hap me 1966, ne Kliniken Speciale ( te udheheqjes), dhe çdo muaj kryente vizita dhe nderhyrje kirurgjikale te veshtira neper te gjitha qytetet kryesore te vendit; Interesante është fakti, me kete aktivitet dhe i vetem ne kete volum pune, nuk ka ndonje evidence per aksidente, me humbje jete te te semureve. I vleresuar nga Populli: Mjeku me Duart e Arta. Nga aktiviteti i tij shkencor Prof. Dr. Zyma, u cilesua nga gjeneratat qe ai pergatiti nje mesues i shkelqyer i pa lodhur dhe as pak konservativ! Perveç pergatitjeve te mjekeve, ka disa botime dhe artikuj shkencore te vlefeshme si: Dhimbjet e Kokes; Analizatori Vestibular; Semundjet Vesh Hunde Fyt; Mjeku i Vete Vetes; Urgjencat Ne ORL etj. Ne vitin 1973, pa deshiren e tij, ai kalon ne pension dhe konsulent i ORL. Me gjithe kete, ai nuk shkeputet nga aktiviteti, deri ne fund te jetes, te dates 26 Nentor 1983.

  1. ^ a b Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 3017.