Besimet parahistorike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Momentalisht është e pamundur që me anë të zbulimeve për periudhën parahistorike dhe periudhën paleolite të fitohet dituri lidhur me besimet e asaj kohe. Zbulimet, të cilat u japin mundësi komenteve fetare, fillojnë në Periudhën Neolitike (Koha e Re e Gurit). Sinjalin e parë në këtë fushë na e kanë dhënë gërmimet në Çatalhoyuk. Sipas datave të përgatitura në bazë të metodës radio-karbonike, shtresa XII. zbret deri në vitet 6800 para e.s. Shtresa I. zbret deri në vitet 5700 para e.s. Në dhomat e kultit, që hasen në masë të madhe mes shtresave III.-X., gjenden statuja të hyjneshës kryesore të bëra prej argjili, koka dhe brirë mëzetësh, reliefe kraharorësh të grave.

Hyjnesha kryesore është përfytyruar si grua e re, grua që lind dhe grua plakë. Në njërën nga statujat, hyjnesha kryesore është përfytyruar në qëndrim ulur mbi fronin e mbrojtur prej dy luanëve dhe në atë mënyrë që kokën e njeriut e ka marrë nën këmbë. Statujat e hyjneshave, në përgjithësi, janë bërë me pamje të njeriut (pamje antropomorfe). Numër i madh i statujave të hyjneshave të zbuluara në Çatalhoyuk dhe bile edhe në shembuj më të zhvilluar nga ata, është hasur në gërmimet e bëra në qytezën Hacılar të Burdurit. Vetëm Hacılar daton nga vitet 5700-5600 para e.s. dhe më vonë. Gjatë kësaj kohe në Hacılar, sikur në Çatalhoyuk, është hasur edhe në statuja meshkujsh, të cilat, si bashkëshortë të hyjneshës kryesore, janë përfytyruar në formë të re dhe të plakur. Simbolet e hyjneshës kryesore të zbuluara në rrethin e qytetit Isparta, i cili gjendet në një krahinë afër Hacılarit, arrijnë deri në periudhën e bronzit. Me përparimin e gërmimeve ka mundësi që të shkohet në periudhat edhe më të largëta. Edhe në gërmimet në IkiztepeBafrasë, haset në numër të shumtë të figurave të hyjneshës kryesore, të cilat datojnë që në periudhën e bronzit, të bëra nga dheu i pjekur. Këto janë të ekspozuara në muzeun arkeologjik të Samsunit (Turqi). Ngjarja e tufanit të Nuhit në rajonin e Palestinës, është shenjë që tregon nivelin e përhapjes së politeizmit dhe të idhujtarisë në Anadoll. S’ka dyshim se statujat e grave të zhveshura, me organe gjenitale të theksuara, që gjenden në dhomat e kultit nëpër vendet e vjetra të banuara, janë bërë për adhurim, gjegjësisht janë bërë për qëllime fetare. Shembuj të qartë të këtyre gjërave në masë të madhe, hasen në periudhat historike. Në zbulimet e periudhës së gurit-bakërit statujat e hyjneshës kyesore fitojnë edhe më tepër rëndësi. Vetëm se, në këtë kohë gradualisht braktisen skulpturat hyjnore të meshkujve, statujat shkojnë drejt asaj që të jenë simbolike dhe të stilizohen. Besimi në Hyjneshën Kryesore shihet në fusha të ndryshme të jetës. Edhe mbi vazo dhe mbi qeramika, haset në kraharorë grash që simbolizojnë hyjneshën kryesore. Këtë mendim tonin e vërteton edhe skulptura e kraharorit të hyjneshës kryesore, e gjetur në Kültepe Karum 40 të Kayserit, e cila i takon shek. 18 para e.s. Simbolet e Hyjneshës Kryesore mbi vazo dhe enë, mund të jenë edhe nuska të bëra për mbrojtjen dhe shtimin e ushqimeve dhe pijeve. Gjithashtu edhe format gjeometrike të rrumbullakta mbi rrethet e futura njëra në tjetrën dhe në drugë, të cilat janë të ngjyrosura mbi disa enë prej dheu, mund të jenë simbole kraharorësh të stilizuara që reflektojnë kultin e prodhimtarisë, kultin e hyjneshës kryesore.

Këto besime ndaj hyjneshës kryesore që i shohim në periudhat neolitike dhe kalkolitike, në Anadoll janë zhvilluar më tepër se në shtetet fqinje dhe në periudha të ndryshme historike kanë përgatitur kultin e njohur Kubele. Vetëm se nuk mund të dimë, përveç asaj që e pamë në besime primitive jashtë këtij besimi, a ekziston një koncept për zotin, i cili për dallim nga zotat e tjerë mendohet si abstrakt, krijues dhe si një zot që posedon dëshirë të lirë dhe fuqi të pakufizuar. Kurse në periudhat e mëvonshme, në periudhën e kolonive para hititëve, shohim se edhe në Anadoll, paralel me besimet fetare në shtetet fqinje, filluan të shihen koncepte për zotin. Dolën në shesh familje zotash të përbëra prej djemve dhe etërve si në Egjipt dhe në Mesopotami. Kështu që shihet se çdo zotit i është dhënë një forcë dhe detyrë e caktuar.

Kafshët e shenjta[redakto | redakto tekstin burimor]

Në historinë e feve hasim në shembuj të ndryshëm në lidhje me shenjtërimin e disa llojeve të kafshëve.Edhe prej gërmimeve të bëra në Anadoll, kuptohet se disa kafshëve u është dhënë më tepër rëndësi.

Në muret e dhomave të kultit në qytezën Çatalhoyuk të Çumrasë, Konya, është hasur në brirë dhe koka mëzetësh dhe në vizatime leopardash. Në disa reliefe hyjnesha kryesore përfytyrohet si një që lind kryemëzatin dhe kryedashin. Gjithashtu në Ikiztepe të Bafrasë dhe në Beycesultan të Çivrilit, Denizli, janë gjetur reliefe dhe brirë të stilizuar mëzetësh, të cilat i takojnë periudhës së hershme të Bronzit. Nga këto, sikur që ishte në Siri dhe Egjipt, mëzati kuptohet si simbol i zotit të prodhimtarisë, ose kafsha e shenjtë e zotit të prodhimtarisë. Po ashtu supozohet se mëzati simbolizon hyjnitë mashkullore, kurse dreri hyjnitë femërore.

Varrimi në masë të madhe dhe në mënyrë të rregullt të kokave të mëzetëve në Demircihoyuk62, mes Eskisehirit dhe Bozoyukit, që datojnë nga periudha e hershme kalkolitike, më vonë dalja në shesh e një numri të madh të tyre në krahinën Frig’ja63, nuk lë dyshim se mëzatit i është dhënë një domethënie fetare.

Në Çatalhoyuk, në murin e dhomës së një kulti në shtresën VII. është hasur në shëmbëlltyrën e skifterit, i cili i vërsulet një trupi. Kjo simbolizon se ky skifter ka mundësi që të ketë lidhje me vdekjen ose me zotin e të vdekurve. Vetëm se, mbetja e saj vetëm si shëmbëlltyrë nuk jep mundësi që ky kuptim fetar të gjeneralizohet[1][2].

Kultet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në bazë të disa zbulimeve në disa vende gërmimi, si në Çatalhoyuk të Çumrasë, në Alishar të Jozgatit, në Ahlatlibel të Haymanas. në Demircihoyuk të Eskisehrit, në Ikiztepe të Bafrasë etj., njeriu anadollian i Periudhës Kalkolitike, si përfaqësues të zotit dhe kafshëve të shenjta, ka bërë idhuj prej guri dhe argjili. Në fillim këto ishin me trup të rrumbullakët ose katror, por me kohë kanë marrë formën e njeriut. Mendohet se këta idhuj janë përdorur për t’u mbrojtur prej çdo fatkeqësie dhe sëmundjeje dhe me qëllim kurbani, premtimi ose magjie. Arkeologu ekspert Tahsin Özgüç, supozon se figura e gruas bashkë me kultin e hyjneshës kryesore, ka mundësi që të përfaqësojnë zotat e shtëpisë dhe të familjes, se ata luajnë rolin e një lloj nuske e cila përmban fuqi për mbrojtjen e shëndetit, bereqetit dhe sigurisë dhe se, ato janë gjëra që njeriun e mbrojnë prej mësyshit dhe prej fuqive ugurzez.

Kulti i të vdekurve[redakto | redakto tekstin burimor]

Zbulimi i varreve dhe i varrezave të periudhës parahistorike, na jep disa shenja për besimin e njerëzve të asaj kohe. Fëmijët që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe janë varrosur kryesisht në shtëpitë e tyre, nën themel ose nën oxhak. Shkaku i varrimit të fëmijëve brenda në shtëpi është bindja se ata nuk janë ngopur me shtëpinë e tyre dhe besimi se ata shpirtërisht e ndjekin jetën e familjes së tyre. Përveç kësaj, në Tekkekoj të Samsunit dhe në Sandıklı Kusura është parë se fëmijët janë varrosur jashtë shtëpive.

Trupi i të vdekurve lihej në vendin ku ishte varrosur deri në prishje, kurse pastaj dërgohej në shtëpinë e të vdekurve. Vepronin kështu pasi ata besonin se shpirti, deri në prishjen e trupit, qëndron bashkë me të. Varret prej dheu, qypi dhe sandëku përdoreshin edhe për të vdekurin e dytë apo të tretë. Në këto raste, eshtrat e të vdekurit të parë shmangeshin në një anë. Kjo çështje thua se është e njëjtë në të gjitha kulturat e rajonit. Ndoshta këto janë varreza familjare, që janë formuar nga shkaku i vendit të ngushtë. Por, mund të kenë lidhje edhe me besimin në botën tjetër, i cili varet prej vendit ose kohës. Në Anadollin perëndimor në mënyrë permanente deri në vitin 1200 para e.s. haset në dhoma varrezash.

Në varret në Anadoll shihet edhe pasuria personale e të vdekurve. Këto janë thika, bylyzikë, vathë, sëpata, fortesa si dhe mjete kulturore të cilat i vdekuri i ka përdorur në jetën e tij. Bylyzikët dhe vathët janë varrosur bashkë me të vdekurin pa mos u hequr nga ai. Në Alacahoyuk të Çorumit është hasur në mbeturina eshtrash dhe qypash të varur në një çengel mishi. Kjo tregon se disa pjesë të kurbanëve që janë prerë për të vdekurit, u janë dhuruar atyre. Banori parahistorik i Anadollit ka besuar se njeriu pas vdekjes jeton, ushqehet, pi dhe se vazhdon t’i përdorë mjetet e tij. Në mesin e gjërave që janë gjetur nëpër varreza, në Horoztepe të Tokatit, janë gjetur edhe instrumente muzikore, si sistrumi dhe çapare. Pasi që besohej se ata i shfrytëzonin edhe dhuratat për ushqim dhe pije, gjërat e nevojshme i varrosnin bashkë me të vdekurin. Eshtrat e lopëve, dhive, qenve dhe dhenve përreth varreve tregojnë praktikimin e sakrifikimit tek varri i të vdekurit.

Vendet e kultit dhe tempujt[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Anadoll, deri në vitet 2000 para e.s., populli si vend për adhurim zgjidhte o një hapësirë të shenjtë në natyrë, o e ndante një dhomë nga shtëpia ku banonte. Nga kjo praktikë e fundit, kanë dalur në shesh dhomat e kultit. Shembull i qartë për këtë janë 40 dhomat e kultit që gjenden mes shtresave 3- 10 në Çatalhoyuk. Nga kjo kuptohet se në periudhën neolitike, gati se në çdo shtëpi ka patur një dhomë që është përdorur për kult. Vazhdimin e kësaj tradite e shohim edhe në periudhën kalkolitike në nënprefekturën Hacılar (Haxhëllar).

Lokali i kultit Bejxhesulltan nuk është në formë të një dhome, por ai është i gjerë dhe përbëhet prej dy dhomave. Të këtij lloji janë gjetur tre çifte tempujsh. Këto ndërtesa të quajtura „dhomat bineq të kultit“, krahas disa ndryshimeve të vogla, nuk e kanë humbur rëndësinë që e kanë patur në fund të periudhës së bronzit. Dhomat bineq të kultit Bejxhesultan, përbëhen prej tre pjesëve: hyrja, altari dhe dhoma për shërbyesit fetarë. Në Anadollin e periudhës së bronzit, në gërmimet që janë bërë në vende të ndryshme, shihet se janë ndërtuar edhe tempuj të ngjashëm. Për këtë edhe rëndësia e monumenteve fetare të Bejxhesulltanit është e madhe. Ajo ka qenë edhe një model i mirë për ndërtimin e tempujve të mëvonshëm[3].

Burimet e të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]
Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>