Jump to content

Bismilahi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Besmeleja)
Një interpretim kaligrafik i Besmelesë

Bismilahi (Arabisht: بَسْمَلَة‎ besmele) është shprehja islame bi-smi llāhi r-raḥmāni r-raḥīm (بِسْمِ ٱللَّٰهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ),[1] "Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit". Besmeleja është një nga shprehjet më të rëndësishme në Islam dhe përdoret nga myslimanët në kontekste të ndryshme kryesisht para fillimit të "veprave të mira" si dhe veprimeve më të përditshme.[2]

Bismilahi recitohet para çdo surejeKuranit - përveç sures et-Teube. Bismilahi ndodh si pjesë e tekstit të një sureje në ajetin 30 të sures en-Neml ku parathotë një letër nga profeti Sulejman për Bilkisën, Mbretëreshën e Shebës.

Tre emrat e caktuar të Besmelesë - Allah, er-Rahman dhe er-Rahim - përkojnë me tre të parët e 99 emrave të Zotit në Islam.

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Bilmiláh/-i". Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 107–108. Muslimanët kët invokacion e kanë gjithnji në gojë, e shqiptojnë në fillm të çdo lutje, të çdo pune, në ngranje, në ngritje nga gjumi etj., e deri në raportet seksuale bashkëshortore.
  2. ^ Rastet kur përdoret Besmeleja