Sulejmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sebili i Sylejmanit në Xhaminë el-Aksa (Kudys)

Sylejmani ose Sulejmani biri i Daudit (ar. سُـلـيـمـان بـن داوود, Sulaymān bin Dāwūd) sipas Kuranit qe një Maliq (مَـلِـك, përmes osmanishtes Malik, Mbret) dhe Nabī (نَـبِي, profet) i Izraelitëve. Në traditën islame përgjithësisht mbahet si Mbreti i tretë i jehudijve, dhe një sundimtar i drejtë dhe i urtë i kombit.[1]

Sulejmani si njëri nga pejgamberët e Allahut, i pajisur me shumë dhunti hyjnore, ku përfshihet aftësia e të folurit me kafshë[2] dhe të sundojë xhindët.[3] Muslimanët e çmojnë si njeri që i qëndroi teuhidit përgjatë krejt jetës së tij;[4] ndërtoi Tempullin e tij, që u bë ndër vendet kyçe të adhurimit; mbretëroi drejtësisht mbi krejt izraelitët; u bekua me një gradë Mbretërimi me të cilin nuk i qe dhënë kujt para tij dhe pas tij;[5] dhe i ndoqi të gjitha urdhëresat e veta, duke i qenë premtuar afëri me Zotin në Xhenet në fund të jetës së tij.[6] Historianët arabë e mbanin Sulejmanin ndër sundimtarët më të mëdhenj të botës.[7]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Concise Encyclopedia of Islam - Page 374, Cyril Glasse - 1988.
  2. ^ Kurani 27:16
  3. ^ Kurani 34:12
  4. ^ Kurani 27:15
  5. ^ Kurani 38:35
  6. ^ Kurani 38:40.
  7. ^ Walker, J. and Fenton, P. (2012). "Sulaymān b. Dāwūd". më P. Bearman, Th. Bianquis, C.E. Bosworth, E. van Donzel, W.P. Heinrichs (red.). Encyclopaedia of Islam (bot. 2nd)). Brill. (Kërkohet abonim (help)). Burimi përdor parametër të vjetëruar |subscription= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtje CS1: është përdorur parametri i autorëve (link) Mirëmbajtje CS1: është përdorur parametri i redaktorëve (link)