Iljesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Thotë Zoti i lartësuar në Kuran lidhur me këtë profet :

"Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë." (Sad, 48)

"Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit." (En'am, 86)

Eljesa ishte biri i Adij dhe disa mendojnë se rrjedh nga familja e Harunit. Ashtu siç thuhet se ishte djali i xhaxhait të Iljasit a.s.

Përveç faktit se ishte i dërguar i Zotit, dijetarët nuk përmendin ndonjë detaj tjetër nga jeta dhe vepra e tij. Rrëfenjat izraelite lidhur me këtë profet janë të shumta, por ne u jemi përmbajtur ajeteve të Kuranit dhe haditheve të sakta në këtë trajtesë tonën.