Beteja e Dyrrahut (1018)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Beteja e Dyrrahut ndodhi në shkurt 1018. Ajo ishte një pjesë e Luftërave Bizantine-Bullgare. Kjo betejë ndodhi ndërsa cari bullgar Ivan Vladislav u përpoq të vendosë fuqinë e tij në bregdetin juglindor të Detit Adriatik. Ai udhëhoqi një ushtri kundër Dyrrahut (tashmë të njihur si Durrës, në Shqipëri) dhe e rrethoi qytetin, por u vra gjatë një kundërsulmi nga mbrojtësit të qytetit.
Kjo ishte beteja e fundit e luftës shekullore midis Perandorisë së Parë Bullgare dhe Bizantit. Brenda disa muajsh pas vdekjes së Vladisllavit, shumica e mbretërisë së tij u nënshtrua nga perandori Bizantin Bazili II.
Sfondi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas betejës së Kleidionit dhe vdekjes së car Samuilit në vitin 1014 shteti bullgar u destabilizua nga trazirat e brendshme. Në vitin që pasoi, car Gavril Radomiri, djali dhe trashëgimtari i Samuelit, u vra nga kushëriri i tij, Ivan Vladislav, me nxitjen e perandorit bizantin. Sundimtari i ri bullgar negocioi një paqe të shkurtër pasi premtoi se do t'i nënshtrohej Bazilit II në këmbim të kontrollit mbi Dyrrahun. Asnjëra palë nuk i mbajti premtimet e saj dhe lufta shpërtheu përsëri në vjeshtën e vitit 1015. Ndërsa Vladislavi sulmoi Dyrrahun, Bazili II pushtoi kryeqytetin e tij Ohrin, por më vonë, si rezultat i Betejës së Manastirit, u detyrua ta braktisë atë.