Beteja e Kaçanikut (1690)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja e Kaçanikut e vitit 1690 është një betejë e zhvilluar ndërmjet ushtrisë osmane dhe ushtrisë austriake në kohën e luftërave austro-osmane të zhvilluara mes viteve 1683-1699.[1]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas konsolidimit të ushtrisë osmane, fitoret e mëhershme të austriakëve filluan të shuhen një nga një. Nëpërmjet ushtrisë tatare të Krimesë, osmanët përparuan në të gjitha anët e Kosovës e Maqedonisë, me ç'rast u shua edhe kryengritja e Karposhit. Në duart e austriakëve në Kosovë mbeti vetëm fortesa e Kaçanikut. Në Betejën e Kaçanikut, zhvilluar më 2 janar 1690, ushtria austriake, nën drejtimin e kolonelit F. J. von Shtraser, pësoi disfatë të thellë, sepse në momentin vendimtar, shqiptarët, për shkak të sjelljeve të vrazhda të Shtraserit, kaluan në anën osmane. Në fushë të betejës, pos shumë kontëve dhe princërve, viktimë ra edhe vetë Shtraseri. Pas këtij triumfi osman, mbrojtësit e Kështjellës së Kaçanikut iu dorëzuan fituesve. Austriakët dhe hungarezët, si robër lufte, u lejuan të ktheheshin në shtetet e tyre, ndërkaq një pjesë e kryengritësve vendas e pësoi me jetë. Meqenëse ushtria osmane pothuaj në të njëjtën kohë e kishte futur në dore Shkupin, Novobërdën dhe Prishtinën, ushtria austriake u detyrua ta lëshonte përfundimisht Kosovën dhe Maqedoninë.[1] [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 177. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ http://www.albanianhistory.net/1689_Kosovo-Turkish-War/

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]