Beyoncé (album)
Beyoncé | |
---|---|
Studio album by | |
Realizuar | 13 dhjetor 2013 |
Inçizuar | 2012-2013 |
Zhanri | Elektro-R&B |
Gjatësia | 66:35 |
Etiketa | Columbia, Parkwood |
Beyoncé është albumi i pestë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. Albumi u publikua në befasi më 13 dhjetor 2013 përmes kompanive Columbia Records dhe Parkwood. Albumi konsiderohet si një album vizual, ku këngët shoqërohen me videoklipe muzikore që shfaqin konceptet muzikore të krijuara gjatë prodhimit të albumit. Tema konceptuale e albumit përqendrohet rreth feminizmit dhe u frymëzua nga dëshira e Beyoncé-s për liri krijuese muzikore.
Bashkëpunimi i këngëtares me producentë të rinj rezultoi në materiale më eksperimentale sonike pasi ajo kombinoi R&B-në bashkëkohore me muzikën moderne elektronike dhe alternative. Gjatë gjithë kësaj periudhe, këngët dhe videoklipet e albumit janë kompozuar në fshehtësi të plotë. I publikuar ekskluzivisht në iTunes pa ndonjë njoftim ose promovim paraprak, Beyoncé debutoi në krye të listës Billboard 200, si dhe në disa lista të tjera në mbarë botën.[1] Albumi ishte një sukses komercial pasi albumi shiti mbi 800,000 kopje në mbarë botën vetëm në tre ditët e para, duke e bërë atë albumin më të shitur në historinë e platformës iTunes. Pastaj albumi shiti 1 milion kopje në gjashtë ditë.[2] Beyoncé mori vlerësime pozitive nga kritikët.
Album vizual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beyoncé së pari mendoi të krijonte një album vizual në qershor të vitit 2013, kur ishin përfunduar vetëm tre ose katër këngë nga albumi. Duke shpjeguar motivet e saj, ajo tha se shpeshherë i lidhte imazhet, kujtimet e fëmijërisë, emocionet dhe fantazitë me këngët që kompozonte dhe tha që "dëshiroja që të gjithë t'i dëgjonin këngët me histori në kokë, sepse kjo i bën ato të miat". Ajo theksoi se përvoja gjithëpërfshirëse e albumit Thriller të Michael Jackson ishte ndikimi kryesor për krijimin e një projekti ku "njerëzit do t'i dëgjonin gjërat ndryshe dhe [...] mund të shihnin vizionin e tërë të albumit".[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Beyoncé makes history" (në anglisht).
- ^ https://www.huffpost.com/entry/beyonce-1-million-sales-itunes_n_4468437.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Beyoncé explains surprise album" (në anglisht). 13 dhjetor 2013.