Biblioteka Kombëtare e Polonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Biblioteka Narodowa
Shqip Biblioteka Kombëtare e Polonisë
Warszawa-Biblioteka Narodowa.jpg
Shteti Poloni
Lloji Bibliotekë Kombëtare
Themelimi 1928
Vendndodhja Varshavë
Artikuj të koleksionuar libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase,
Madhësia 9,634,026 (viti 2013)[1]
Drejtori Dr. Tomasz Makowski
Uebfaqja www.bn.org.pl

Biblioteka Kombëtare e Polonisë (polonisht: Biblioteka Narodowa) është biblioteka qendrore e Polonisë, objekt direkt i Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Republikës së Polonisë.

Biblioteka mbledh libra, gazeta, publike elektronike dhe audiovizuele publikuar në territorin e Polonisë, si dhe Polonika botuar jashtë vendit. Kjo është më e rëndësishmja bibliotekë kërkimore, arkiva kryesore e shkrimeve polake dhe qendra shtetërore e informacioneve bibliografike mbi librat. Po ashtu luan rol të dukshëm në kërkimet e fakulteteve dhe është metodologji e rëndësishme qendorre për bibliotekat e tjera polake.

Biblioteka Kombëtare pranon çdo kopje publikuar në Poloni si si dispozitë ligjore. Biblioteka Jagiellonian është e vetmja bibliotekë tjetër në Poloni që mban statusin e bibliotekës kombëtare.

Struktura organizative[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistojnë tri seksione gjenerale :

  • Biblioteka
  • Instituti bibliografik i Bibliotekës Kombëtare
  • Instituti i librit dhe lexuesve

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërtesë e veçantë e koleksioneve: Pallati Krasiński (Pallati i Federatës), Varshavë

Historia e Bibliotekës Kombëtare ka orgjinën në shekullin e 18-të (Biblioteka Zaluski)[2] duke përfshirë artikuj nga John III Sobieski të cilat u vëzhguan nga mbesa e tij Maria Karolina Sobieska, dukeshë e Bouillonit. Gjithsesi, koleksioni Zaluski u konfiskua nga trupat e carit rus Catherine II si pasojë e ndarjes së dytë të Polonisë dhe u dërgua në Shën Petersburg, ku librat formuan një masë të Bibliotekës Publike Perandorake në formacionin e vet në vitin 1795.[3][4][5] Pjesë të koleksionit u shkatërruan ose u prishën pasi ato u keqpërdoren derisa ato u fshinë nga biblioteka dhe u transportuan në Rusi dhe shumë u vodhën.[3][4] Sipas historianit Joachim Lelewel, librat e Zaluskisit “mund të blihen në Grodno nga shporta”.[4]

Për shkak të kësaj, ku Polonia e rifitoni pavarësinë e saj në vitin 1918, nuk kishte institucion qendror për të shërbyer në kapacitetin e një biblioteke kombëtare. Më 24 shkurt 1928, me dekret të presidentit Ignacy Moscicki, Biblioteka Kombëtare u krijua në formën e saj moderne.[6] U hap në vitin 1930 dhe fillimisht kishte 200 mijë vëllime. Drejtori i parë gjeneral i saj ishte Stefan Demby, për të pasur sukses në vitin 1934 nga Stefan Vrtel-Wierczynski. Koleksioni i bibliotekës ishte mjaft i gjerë. Për shembull, në vitin 1932 presidenti Moscicki dha donacione të gjithë librat dhe manuskriptat nga Muzeu Pallati Wilanow në bibliotekë, rreth 40 mije vëllime dhe 20 mijë piktura nga koleksioni i Stanislaw Kostka Potocki.

Fillimisht Bibliotekës Kombëtare i mungonte një vend i veti. Për shkak të kësaj, koleksioni duhej të vendosej në disa vende. Dhoma kryesore e leximit ishte e vendosur në ndërtesën e re të bibliotekës së Shkollës së Varshavës për Ekonomi. Në vitin 1935 Pallati Potocki në Varshavë u bë shtëpi për koleksionet speciale. Një ndërtesë e re që u ndërtua për bibliotekën në plan të asaj që tani është Pole Mokotowskie. Megjithatë, konstruksioni i saj u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Para Luftës së Dytë Botërore, koleksioni i bibliotekës përbëhej nga :

  • 6,5 milionë libra dhe gazeta nga shekujt 19 dhe 20
  • 3.000 printime të hershme
  • 2.200 inkunable
  • 52.000 manuskripta
  • harta, ikona dhe muzikë

Në vitin 1940 pushtuesit nazistë e ndryshuan Bibliotekën Kombëtare në Bibliotekën Komunale të Varshavës dhe u nda si vijon:

  • Departamenti i librave për gjermanët (vendosur në ndërtesën e Universitetit të Varshavës)
  • Departamenti i kufizuar, që përmbante libra që ishin të ndaluar për lexuesit (vendosur në vendin kryesor të bibliotekës – shkolla e ekonomisë)
  • Gjitha koleksionet speciale nga zyret dhe institucionit e ndryshme të Varshavës (vendosur në Pallatin e Federatës)

Në vitin 1944 koleksioni special u vendos në flakë nga pushtuesit nazistë si pjesë e represioneve pas Kryengritjes së Varshavës. 80,000 printime të hershme librash, përfshirë Polonikën e vlefshme të shekujve 16-18, 26.000 manuskripta, 2,500 inkunable, 100,000 vizatime dhe gravura, 50,000 materiale muzikore dhe tatrale u shkatërruan.[7] Është vlerësuar se prej 6 milionë vëllimeve në bibliotekën kryesore të Varshavës në vitin 1939, 3.6 milionë vëllime u zhdukën gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e madhe e të cilave i takonin Bibliotekës Kombëtare.[8][9]

Koleksionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Dhoma kryesore e leximit

Sot koleksionet e Bibliotekës Kombëtare janë një nga më të mëdhatë në vend. Ndër 7,900,000 vëllime (2004) të mbajtura në bibliotekës 160.000 janë objekte të printuara para vitit 1801, mbi 26.000 janë manuskripta (përfshirë 6,887 manuskripta muzikore), mbi 114,000 printime muzikore dhe 400.000 vizatime. Koleksionet e bibliotekës po ashtu përfshijnë fotografi dhe dokumente të tjera ikonografike, më shumë se 101.000 atllase dhe harta, mbi 2,000,000 efemera, ashtu si edhe 2,000,000 libra dhe mbi 800.000 kopje të gazetave nga shekujt 19 dhe 21. Artikuj të famshëm në koleksion përfshijnë 151 fleta të Codex Suprasliensis, të cilat u regjistruan në Memorien e UNESCO-s për Programe Botërore në vitin 2007 në njohje për domethënien e tij superkombëtare dhe superregjionale.[10]

Në vitin 2012 biblioteka shënoi një marrëveshje për të shtuar 1.3 milionë regjistrime të bibliotekës polake në WorldCat.[11]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Zbiory - www.bn.org.pl
  2. ^ Pasztaleniec-Jarzyńska 2000, p. 5
  3. ^ a b Czechowicz, ¶ "After the fall..."
  4. ^ a b c Witt, ¶ "The Dispersal of the collection"
  5. ^ Basbanes, p. 185
  6. ^ Pasztaleniec-Jarzyńska 2000, p. 3
  7. ^ Pasztaleniec-Jarzyńska 2000, p. 9
  8. ^ Mężyński, p. 296
  9. ^ Balcerzak, p. 4
  10. ^ UNESCO, ¶ "The codex was written..."
  11. ^ http://www.researchinformation.info/news/news_story.php?news_id=1044

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]