Bilardo
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lidhje me bilardon ekzistojnë shumë thënie për prejardhjen e tij dhe emrin. Historia më e vjetër në lidhje me bilardon konsiderohet supozimi i filozofit të njohur Anacharsisit se në vitin 400 p.e.s. kishte parë një lojë të ngjashme me bilardon. Kurse për emrin e tij ka shume mendime. Një prej tyre është mendimi se kur bilardo është luajtur në tokë, një zdrukthëtar i quajtur Bill për ti mbrojtur njerëzit nga përulja vendos ta krijon një tavolinë në dyqanin e tij të quajtur “Bill’s Arts” dhe prej emrit te dyqanit vjen fjala Billiards.
Kurse mendimi më i saktë është se emri Billiard rrjedh nga fjala franceze “bille” që do të thotë top ose nga fjala “billart” me të cilën emërohej shkopi me të cilën e goditnin topin. Nga kjo e shohim se historia e Bilardos është e lashtë dhe mjaft e pasur. Bilardoja në të kaluarën është luajtur nga mbretërit, kryetarët, intelektualët si dhe zonjat dhe zotërinjtë të asaj kohe. Ajo ka evoluar nga një lojë lëndinë e ngjashme me hokej mbi bar e luajtur dikur gjatë shekullit të XV në pjesën veriore të Evropës dhe ndoshta në Francë. Loja ishte bartur në vend të mbyllur me anë të një tavoline prej druri e mbuluar me pëlhurë të gjelbërt që të simulon barin.
Si sport
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund Lojërat me ndeshjet e rregulluara profesionale ndërkombëtare kanë qenë referuar si "sport" apo ngjarje "sportive" e jo thjesht vetëm si "lojëra", që prej vitit 1893. Krejtësisht një shumëllojshmëri e lojërave të vogla (grupe të rregullave dhe pajisjeve) të cilat janë lëndë e ndeshjeve të sotme. Nga më të njohurat mund të përmendim 8-Ball, 9-Ball, Snooker, Bilardo Ruse (Pyramid), Karambol (Carom).
Snookeri edhe pse teknikisht është variant i bilardos me gjep dhe i lidhur ngushtë me pajisjet dhe origjinën e bilardit Anglez, është një sport profesional i organizuar në nivel ndërkombëtar dhe me rregullat e tij është i ngjashëm me të ashtuquajturat lojërat “Pool”. Është lloj shumë i zhvilluar i bilardos sa që e posedon edhe federatën e saj të quajtur “World Snooker” e cila merret me përcjelljen e çdo risie në llojin e snookerit, poashtu bën trajnimin e brezave të ri. Ekziston edhe faqja e saj zyrtare (www.worldsnooker.com).
Billardi si kategori që përfshin të ashtuquajturën pool, snooker dhe carom ka qenë e shfaqur në lojërat e botës 2005 të mbajtur në Duisburg Gjermani dhe më 2006 në Lojërat Aziatike e përfshirë si përbërëse e kategorisë së "Sporteve me Stekë”.
Konfederata Botërore e Sporteve të Bilardos (WCBS, World Confederation of Billiards Sports) është organizatë ndërkombëtare, ombrellë që përfshin sportet kryesore që luhen me stekë (llojet e billarid), duke përfshirë Carom bilardet, Pool bilardet të varieteteve të ndryshme dhe snookerin. Konfederata relativisht është e re, pasi që është themeluar në vitin 1992. Selinë e saj aktuale e ka në Sint-Martens-Latem, Belgjikë. Pascal Guillaume është presidenti aktual. Në të janë të anëtarësuara 148 federata. Ajo, nga an tjetër është e lidhur me shumë organizata ndërkombëtare sportive të tilla si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), International World Games Association (IWGA). Gjithë aktivitete e saj janë në perputhje me Kartën Olimpike.
Mosha e duhur për të filluar sportin e bilardos profesionalisht dhe për të nxjerur licencë konsiderohet 13 vjet (apo duhet ti kete mbushur 12 vjet). Bilardi është aq i zhvilluar dhe i nevojshëm saqë ne shumë shtete shkollat kanë lëndë zgjedhore bilardin. Duke kontrolluar shpejtësinë dhe planifikuar drejtimin e topit fëmijët stërviten që ti planifikojnë punët e tyre të përditshme sa më mirë.
Rregullat kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Lojërat përvec se në degën artistike, në gjithë lojërat fillojnë me band gjuajtje. Lojtari që e dërgon topin sa më afër bandës e merr të drejtën ta fillon lojën apo tia jep të drejtën për fillim lojtarit tjetër. Lojtari që do ta fiton band gjuajtjen do ta mer të drejtën për zgjedhjen e topit.
2. Në të gjitha branshet rregullat që do të përmenden më postë konsiderohen faul dhe ne rast faulimi e drejta për gjuajtje do të kalon te lojtari tjetër. Pas gjuajtjes së gabuar edhe nëse ndodh që të shënohet pikë nuk do të quhet.
- a) Çdo gjuajtje që bëhet ne rastin kur topat janë në lëvizje është e pavlefshme.
- b) Lojtari në rast prekjeje të çfarëdo topit me dorë, krah apo veshje (kazak, këmishë, kravatë, etj) madje edhe nëse i bie shkumësi prej dore e ajo e prekë njërin prej topave konsiderohet faul. E drejta për gjuajtje kalon te kundërshtari.
- c) Nëse njëri prej topave del jashtë tavolinës apo prekë në drasën e tavolinës dhe kthehet prapë ne fushë konsiderohet faul. E drejta për gjuajtje kalon te kundërshtari. Nëse është shënuar pikë nuk quhen. Topi që del në qoftë se nuk është topi i bardh vendoset në mes të tavolinës, kurse nëse topi i bardhë i quajtur si “topi i stekës” del jashtë fushës vendoset në mes të zonës prej ku fillohet loja. Edhe pse kjo mundë të ndodhë shumë rrallë në qoftë se dalin tre topa, topi i kuq vendoset ku ka qenë, topi i kundërshtarit vendoset në mes dhe topi i stekës ne mes të zonës fillestare.
- d) Në qoftë se luhet me top të gabuar pikët nuk quhen. E drejta për gjuajtje kalon te kundërshtari.
3. Topat nuk guxon ti prekë askush përvec rreferit.
4. Gjatë lojës pushimi normal zgjatë 3 minuta. Ky pushim i tregohet lojtarëve nga mesi i lojës nga ana e rreferit. Ky pushim është i detyruar te përdoret qoftë edhe nga ana e një lojtari. Jashtë kësaj, kërkesat për pushim nvaren prej iniciativës së rreferit. Rreferi duhet ta mbaron lojën sa më shpejt pa e vonuar shumë.
5. Derisa kundërshtari bën gjuajtje nuk duhet që të bëhen gjeste që e pengojnë koncentrimin e kundërshtarit (si për shembull lyerja me shkumës, rrafshim i majës së stekës etj).
6. Është e detyruar të shikohet loja e kundërshtarit duke qenë ulur.
7. Gjatë ndeshjeve çdo lojtar duhet ta ketë shkumësin e vet dhe nuk duhet ta harron në tavolinë.
8. Gjatë ndeshjeve nuk lejohet bisedimi i lojtarëve mes veti. Problemet dhe dëshirat tregohen vetëm me ndërmjetësimin e rreferit.
9. Duhet të praktikohet veshja që do të përcaktohet nga ana e komitetit për veshje.
10. Gjatë gjuajtës lojtari është i detyruar të ketë lidhje me tokën qoftë edhe me majën e një këmbe dhe është e ndaluar gjuajta duke mos e prekur tokën.
Llojet e Bilardit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bilardi në fillim ndahet në bilard me xhepa (me vrima) dhe bilar pa xhepa (bilard pa vrima) të cilat formojnë grupet më primare të bilardit.
Në bilardon me xhep më të njohur janë 8-Ball (8-Top), Bilardi Amerikan dhe Snookeri. Sa i përket bilardos pa xhepa njihet me 3-Top (3-Band).
Poashtu ekzistojnë lloje të ndryshme të bilardit të cilët nuk kanë arritur deri në ditët e sotme.
Bilardi Amerikan (pool)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]8-Top
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bilardi amerikan është bilardi i parë me xhep që ka mund të arrin deri më titët e sotme. Bilardi amerikan sikurse kuptohet edhe nga vetë emri i tij ëshë bilard që e kanë zbuluar Amerikanët.
Në bilardin amerikan ekzistojnë topa të ngjyrosura plotësisht të cilët mbajnë numrat prej 1 deri me 7, dhe prej 9 deri më 15 të cilat janë të ngjyrosura vetëm në pjesën e mesme të ashtuquajtura (topa me pizhame), 1 top i zi dhe topi i bardh me të cilën bëhet goditja. Pra të gjithë janë 16 topa. Loja mund të luhet nga 2 veta apo nga 2 ekipe. Qëllimi i lojës është të futen topat e njërit grup në vrimë të tëra dhe në fund topi i zi. Lojtari duhet të tregon para gjuajtjes se cilin top në cilën vrimë don ta fut. Nëse futet topi i gabuar apo topi futet në vrimë të gabuar, topi nuk hicet nga vrima por kësaj here radhën e ka kundërshtari.
Faul konsiderohet futja e topit të bardh në vrim, dalja nga fusha e ndonjë topi, futja e topit prej grupit të kundërshtarit, goditja e topit të bardh topin e zi, grupin e kundërshtarit apo mos prekja e asnjë topi, prekja e ndonjë topi nga ndonjë ekstremitet të lojtarit, prekja e stekës në topin e bardh apo ndonjë top tjetër 2 herë, goditja e topit të bardh apo topit tjetër dhe mos prekja e topave në bandë. Në rast se del topi i bardh nga fusha apo futet në vrimë, kundërshtari mer të drejtën ta len topin e bardh ku i konvenon atij. Poashtu ekzistojnë faule që nëse realizohen humbet loja. Ato janë: futja e topit të zi ende pa i ardhur rendi, nxjerrja e topit të zi jashtë fushës, dhe futja e topit të zi ne vrimën që nuk është deklaruar. Bilardi amerikan është bilardi që preferohet më së shumti. Sipërfaqja e tablës së bilardit amerikan është 1,9 me 1 metra.
Bilardi amerikan i ka edhe llojet si 9-top dhe 14+1.
9-Top
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është lojë që luhet në tabelën standarde të Bilardit Amerikan. Rregullat janë gati se të njëjta. Në këtë lojë përdoren topat prej 1 deri më 9. Topat renditen në mënyre që topi numër 1 të jet në fillim kurse topi numër 9 të jët në mes kurse forma e renditjes së topave është diamondore. Qëllimi i lojës është që të futen topat duke filluar prej numrit 1 dhe të arrihet deri tek numri 9 me qka mbaron edhe loja.
Pika kryesore në këtë lojë është se pas goditjes së topit në radhe topi bardhë mund të vazhdon rrugën e tij te cilido top. Për shembull rendi është te topi nr.2, Lojtari me topin e bardh njëherë e godet topin nr.2 dhe pastaj topi i bardh vazhdon rrugën duke e goditur topin nr.9 dhe ai futet në vrimë. Me këtë kombinim mbaron loja. Kjo mund të bëhet edhe me topat tjerë. Në nr.9 nuk nevojitet deklarim para goditje.
Snooker
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembull tjetër për bilardin me xhep është edhe Snookeri. Mund të luhet nga 2 lojtar dhe 2 ekipe. Snookerin e kanë zbuluar amerikanët gjatë shkuarjes në luftë per shkak të mërzisë. Meqenëse ishin mërzitur nga llojet tjera të bilardit kanë ndjerë nevojën që të zbulojnë këtë lloj të ri të bilardit. Ata kur e patën zbuluar për të parën herë nuk kanë ekzistuar topat me ngjyra. Topat me ngjyra u zbulun pastaj sikurse janë topi i verdh (2 poena), topi i gjelbert (3 poena), topi i kafte (4 poena), topi i kaltërt (5 poena), topi roze (6 poena) dhe topi i zi (7 poena). Përvec këtyre ekzistojnë edhe 15 topa të cilat kanë vlerën prej 1 poeni të cilët ekzistonin prej fillimi të zbulimit të lojës. Dhe sikurse në çdo lojë ekziston edhe topi i bardhë. Pra gjithsej janë 22 topa. Qëllimi i lojës është të futet një top i kuq pastaj një me ngjyrë pastaj prap të kuqe e kështu me radhë. Edhe nëse bëhet faul topi i kuq asnjëherë nuk del nga vrima kurse topat me ngjyra po. Pasi mbarojnë të gjithë topat e kuq topat me ngjyra futen me radhë sipas poenave prej më të voglit kah ma i madhi.
Faulet : Futja e topit te bardh në vrimë deri sa është rendi te topi i kuq (4 poena), futja e topit me ngjyrë në vrimë derisa është rendi te topi i kuq ( për topin e verdh, gjelbert, kaft 4 poena, për te kaltërtin 5, rozën 6 dhe te ziun 7 poena) i jepen kundërshtarit.
Në vend të topit me ngjyrë që është në radhë në qoftë se futet top tjetër me ngjyrë nuk mbiledhen poenat sikurse më lart por poenat kalojnë sipas asaj se kush ka me shume poena. Ne rast daljes së topit prej fushe, prekjes së topit me ndonjë ekstremitet apo aksesuarë apo prekja 2 herë me stekë kundërshtari fiton 7 poena. Vet emri i lojës në Anglisht tregon se loja është e lidhur në pikë jetësore. Në rast faulimi të lojtarit, në qoftë se kundërshtari nuk mund të arrin ta godet topin e kuq mund ta përdor te drejtën të ashtuquajtur “free ball” apo “top i lirë” me të cilën, mund ta godet çdo top sikur top të kuq. Pastaj loja vazhdon në mënyrën normale.
Kur llogariten poenat më së shumti mund të shënohen 147 poena nësë nuk i llogaritim faulat. Më së shumti 147 janë shënuar nga Ronnie O’Sullivan 9 herë. Steven Hendry ka arritur në maksimum 8 herë. Prej 9 serive të Ronnie O’Sullivan’ it 5 seritë janë më të shpejtat. Nga kjo shpejtësi ndryshe quhet edhe Rocket Ronnie. Më të suksesshmit e këtij sporti ndryshe të quajtur edhe si lokomotifet janë Ronnie O’Sullivan, Stephen Hendry, Paul Hunter, Peter Edbon, John Higgins, Ken Doherty, Steve Davis (lojtari më i shquar i 80’tave).
3-Top (Karambol) dhe Bilardo me 3 Bande
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembull më të mirë për bilardin pa xhep janë 3-Top (Karambol) dhe Bilardo me 3 Bande. Në princip mes këtyre 2 lojave ekziston dallim shumë i vogël. Këto 2 loja luhen me topa të njëjtë dhe në tavolinë të njëjtë. Në të dy lojat zgjidhet një pikë me të cilën bmaron loja psh (20) dhe kush e arrin i parë kët pikë e fiton lojën. Në këto loja ka 3 topa, një i kuq, një i verdhë dhe topi i bardhë. Luhet nga 2 lojtar apo 2 ekipe. Njëri lojtar e godet topin e verdhë, tjetri topin e bardhë, kurse topi i kuq nuk goditet.
Te 3-Topi për të shënuar pikë mjafton topi që goditet ti prekë topat tjerë nga një herë. Kurse te Bilardo me 3 Bande për të shënuar pikë duhet që topi me të cilin bëhet gjuajtja të godet 3 herë në bande (3 herë të njëjtës bandë 3 herë bandeve tjera) e pastaj të goditen topat tjerë. Poenta kryesore e lojës është kalkulimi i shpejtësisë dhe këndit të topit që do ta godasim. Në raste faulimi kundërshtari nuk fiton poen. Nëse del ndonjë top jashtë fushës konsiderohet faul. Në 3-Top është më lehtë të shënohet pikë se sa në dhe Bilardo me 3 Bande.
Trajnimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bilardo ekzistojnë trajnime të ndryshme për lloje të ndryshme të bilardit, por në përgjithësi janë disa gjëra ë duhen të mësohen në çdo lloj. Trajnimi më kryesor është ajo se si duhet të bëhet një gjuajtje e drejtë. Në bilardo topi goditet me një shkop prej druri me maje të forcuar nga lëkura e drerit që quhet stekë. Një lojtar që don të luan bilard duhet sëpari të mësohet se si ta luan kët shkop para dhe prapa. Për këtë duhet që qëndrimi ynë në tavoline të jetë i balancuar dhe steka të mbahet në menyre të drejtë.
Për lojtarin që e përdorë dorën e djathtë : I afrohemi topit me të cilin do të bëjmë gjuajtje. Këmba e majt rin pak më para dhe truki pak lakohet.
Këmbët duhen të jenë të hapura për ta siguruar drejtpeshimin dhe varësisht prej gjatësisë së lojtarit duhen të jenë të lakuara. Stakën kapeni me dorën e djathë në mënyrë të lehtë sikur kur mbani cantë në dorë.
Kurse anën e përparme mbështeteni në dorën e majtë duke formuar: Urë të hapur, Apo urë të mbyllur.
Dhe lëvizeni dorën para prapa, por në qoftë steka nuk është ne ekuilibër atëherë provoni ta kapni ma para ose prapa. Koka duhet të jetë saktësisht mbi stekë dhe nofulla duhet te jetë e afruar ne stekë varësisht nga largësia e gjuajtjes. Në disa lloje të bilardit sikurse është snookeri mund te shihet se nofulla afrohet aq shumë saqë preket me stekën. Kurse ne 3-Top dhe 3 Bandë mund të jetë më larg.
Nëse jeni fillestar në bilard duhet kët trajnim ta përsëritni dei sa të mësohen muskujt. Këto trajnime mund ti bëni me ndihmën e topit. Pas çdo gjuajtjeje mos harroni ta lyeni stekën me shkumës, kjo do ta parandalon rëshqitjen e shkpit gjatë gjuajtjes dhe do të fitoni precizitet me te lartë.
Literatura e shfrytëzuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.turkcebilgi.com/bilardo/ansiklopedi
- http://www.youtube.com/watch?v=pZqkaJDaz2A&feature=player_embedded
- http://en.wikipedia.org/wiki/Billiards#As_a_sport
- http://www.uzmantv.com/bilardo-nasil-bir-spordur
- https://web.archive.org/web/20131213040837/http://kailuaporkys.com/images/billiards.jpg
- http://www.bilardoturk.com/index.asp?main=1&submain=0 Arkivuar 6 mars 2009 tek Wayback Machine
- http://www.bca-pool.com/aboutus/history/start.shtml
- http://www.cur-cuna.com/tr/eglence/oyun/oyun0012.html Arkivuar 28 gusht 2011 tek Wayback Machine
- Microsoft Encarta 2006