Biri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mbreti Chulalongkorn i Siamit (Tajlanës) (djathtas i pari) me disa nga 33 djemtë e tij në Kolegjin Eton në vitin 1897

Biri është një pasardhës mashkull; një djalë apo burrë në raport me prindërit e tij. Homologu i tij i gjinisë femërore (e kundërta e birit) është bija (e bija). Nga një këndvështrim biologjik, i biri përbën një të afërm të shkallës së parë.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shoqëritë paraindustriale dhe disa vende aktuale me ekonomi të bazuar në bujqësi, një vlerë më e lartë u ishte caktuar dhe ende u është dhënë më shumë bijëve (djemve) sesa bijave (vajzave), duke u dhënë meshkujve status më të lartë shoqëror, sepse meshkujt ishin fizikisht më të fortë dhe mund të kryenin detyra bujqësore në mënyrë më efektive. Në shoqëritë patrilineale, djemtë zakonisht do të trashëgojnë një pasuri dukshëm më të madhe se sa bijat (vajzat). [1]

Në disa kultura, biri i madh (djali i madh) kishte privilegje të veçanta. Për shembull, në kohët biblike, mashkulli i parë i lindur trashëgonte më shumë të mira materiale nga babai i tij se sa bijët ose djemtë tjerë. Disa norma shoqërore japoneze që përfshijnë djalin e madh janë: "që prindërit kanë më shumë të ngjarë të jetojnë me fëmijën e tyre të madh nëse fëmija i tyre i madh është një djalë" dhe "që prindërit kanë më shumë gjasa të jetojnë me birin e tyre të madh edhe nëse ai nuk është më i madhi prej fëmijëve ". [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Peoples, James; Bailey, Garrick (1 janar 2011). Humanity: An Introduction to Cultural Anthropology (në anglisht). Cengage Learning. ff. 194–196. ISBN 978-1-111-30152-1. Marrë më 25 tetor 2012.
  2. ^ Wakabayashi, Midori; Horioka, Charles Yuji (2009). "Is the Eldest Son Different? The Residential Choice of Siblings in Japan" (PDF). Japan and the World Economy (në anglisht). 21 (4): 337–348. doi:10.1016/j.japwor.2009.04.001.