Jump to content

Bogdan Suchodolski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bogdan Suhodollski)
Bogdan Suchodolski

Bogdan Suhodollski (polonisht: Bogdan Suchodolski, 27 dhjetor 1903 – 2 tetor 1992) ishte pedagog, filozof dhe historian polak me renome botërore.[1]

Bogdan Suchodolski lindi në Sosnowiec, Poloni, më 27 dhjetor 1903. Nga viti 1938 ishte profesor në Universitetin e Lvivit kurse nga viti 1946 deri në vitin 1970 ishte profesor në Universitetin e Varshavës. Në periudhën 1958 - 68 ishte drejtor i Institutit të Shkencave Pedagogjike. Nga viti 1946 ishte anëtar i Akademisë Polake të Arteve. Ishte gjithashtu edhe udhëheqës i Akademisë së Shkencave Pedagogjike. U nderua me mirënjohje "honoris causa" nga ana e Universitetit të Berlinit, nga Universiteti Shtetëror Lomonosov i Moskës, nga Universiteti i Padovës, nga Akademia e Shkencave Pedagogjike të Universitetit të Opoles si dhe nga Universiteti Silesian. Disa nga veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Vdiq më 2 tetor 1992 në Konstancin-Jeziorna të Polonisë.[2]

  • Wychowanie moralno-społeczne (1936)
  • Uspołecznienie kultury (1937)
  • Skąd i dokąd idziemy? Przewodnik po zagadnieniach kultury współczesnej (1943/1999), pierwsze wydanie pod pseudonimem R. Jadźwing.
  • Wychowanie dla przyszłości (1947/1968)
  • O pedagogikę na miarę naszych czasów (1958)
  • Narodziny nowożytnej filozofii człowieka (1963)
  • Rozwój nowożytnej filozofii człowieka (1967)
  • Trzy pedagogiki (1970)
  • Komisja Edukacji Narodowej (1972)
  • Problemy wychowania w cywilizacji współczesnej (1974)
  • Komeński (1979)
  • Kim jest człowiek? (1985)
  • Wychowanie mimo wszystko (1990)
  1. ^ Röhrs, Hermann (korrik 1993). "Obituary For an Educational Humanist: Bogdan Suchodolski, 1903-1992". International Review of Education. Netherlands: Springer. 39 (4): 333–336. doi:10.1007/bf01102412. ISSN 1573-0638. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] Viz. 24.03.2017
  2. ^ "Pamieci Prof. Bogdana Suchodolskiego | Gazeta Uniwersytecka". Marrë më 22 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)