Jump to content

Bojkoti i produkteve serbe në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një letër me mbishkrimin “Mos Bli Prodhime Serbe”, në një ndalesë autobusi në Skënderaj.

Bojkoti i produkteve serbe në Kosovë është procesi i bojkotimit, pra i mosblerjes së prodhimeve (mallrave) nga Serbia, në Serbi apo nga markat serbe në Republikën e Kosovës.[1][2][3][4][5][6][7] Që pas luftës ka pasur një bojkot të vazhdueshëm nga shqiptarët e Kosovës, jo vetëm për shkak të luftës, tensioneve etnike apo kërcënimeve për pushtim territorial nga Serbia, por edhe për shkak të krimeve të kryera (masakrat në Kosovë) dhe spastrimit etnik.[8] Megjithatë, vlera e importit nga Serbia në vitin 2017 e kishte kaluar shumën e 400 milionë eurove në vit, e që ishte fakt shqetësues për shqiptarët.[9]

Qeveri të ndryshme janë përpjekur ta kufizojnë këtë import të madh në Kosovë. Një ndër të cilat ishte Qeveria Haradinaj 2 e cila vendosi taksën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia më 21 nëntor 2018, duke synuar të ndalte varësinë ekonomike dhe të nxiste prodhimin vendor.[10] Kjo masë, që mbeti në fuqi deri më 31 mars 2020, uli importet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina në gjithsej vetëm 6 milion euro në vit.[10] Qeveria Kurti 2 e zëvendësoi taksën me masën e reciprocitetit të plotë, duke vendosur kushte të njëjta për tregti me Serbinë si ato që Serbia vendos ndaj Kosovës.[11] Si rezultat, importet nga Serbia pësuan rënie të mëtejshme, duke shënuar një ndikim të dukshëm, por serbët e Kosovës vazhduan të mbeten konsumatorë kryesorë të produkteve serbe.[11]

Një nga arsyet e vazhdimësisë së këtij importi janë edhe serbët e Kosovës, të cilët konsumojnë kryesisht produkte të prodhuara në Serbi dhe i importojnë ato, duke ndikuar kështu në shifrën e përgjithshme të importit nga Serbia.

Lëvizje të ndryshme qytetare kanë organizuar fushata të shumta ndërgjegjësimi kundër blerjes dhe konsumimit të produkteve serbe. Një shembull është grupi në rrjetin shoqëror Facebook “MOS BLI PRODUKTE SERBE”,[12] ku bëhet thirrje për bojkotimin e këtyre produkteve.[12][1][7]

  1. ^ a b "Protestë në Prishtinë, kërkohet bojkoti i produkteve serbe". KOHA.net. 2022-12-29. Marrë më 2024-12-02.
  2. ^ "Prodhimet serbe përballë bojkotit në Kosovë".
  3. ^ "Pronari i biznesit që mban prodhime vendore, thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte vendore". Telegrafi. 2024-10-10. Marrë më 2024-12-02.
  4. ^ "Piraj: Bojkoti po tregon se Kosova nuk varet nga mallrat serbe". Telegrafi. 2023-07-22. Marrë më 2024-12-02.
  5. ^ Kallxo (2017-01-23). "Konsumatorët e Kosovës Vështirë t'u Shmangen Mallrave Serbe". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-02.
  6. ^ "Shpërndahen fletushka për bojkotimin e produkteve serbe". Telegrafi. 2022-12-20. Marrë më 2024-12-02.
  7. ^ a b "Qytetarët kërkojnë t'i thuhet JO numrit 860: Mbrojeni Atdheun duke bojkotuar produktet e Serbisë!". Telegrafi. 2017-01-15. Marrë më 2024-12-02.
  8. ^ "Krimet e Serbisë në Kosovë gjatë luftës, numri i të vrarëve, dëshmorëve dhe të zhdukurve në komuna".
  9. ^ "Viti rekord i importimit të mallrave nga Serbia".
  10. ^ a b Ahmeti, Nadije (2019-11-20). "Një vit nga taksa 100 për qind". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2024-12-02.
  11. ^ a b "Bie për 44% importi nga Serbia, këtë vit 153 milionë euro më pak". Telegrafi. 2023-12-28. Marrë më 2024-12-02.
  12. ^ a b "MOS BLI PRODHIME SERBE".