Bordo
Bordeaux
Bordèu (Ocitanisht) Bordele (Baskisht) | |
---|---|
Parimet: Lilia sola regunt lunam undas castra leonem. | |
Qeveria | |
• Kryebashkiaku | Pierre Hurmic (Të Gjelbërit) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 239 399 |
Emri i banorëve | Bordelais (Frëngjisht) Bordalés (Ocitanisht) |
{{{postal_code_type}}} | 33063 |
Faqja zyrtare | www.bordeaux.fr |
Bordeaux (shqiptimi frëngjisht: [bɔʁˈdo]; Gaskonisht: Bordèu ; Shqip: Bordoja) është një qytet në Francë, emri i vjetër i këtij qyteti ishte Burdigala.
Bordoja është kryeqyteti botëror i verërave: shumë kështjella dhe vreshta qëndrojnë në kodrat e Zhirondës dhe qyteti është shtëpia e panairit kryesor të verës në botë, Vinexpo. Bordoja është gjithashtu një nga qëndrat e gastronomisë dhe biznesit të turizmit. Është një pikë qëndrore dhe strategjike për aeronautikën, sektorin ushtarak dhe hapësinor, shtëpia e kompanive ndërkombëtare si Dassault Aviation, Ariane Group, Safran dhe Thalès. Lidhja me aviacionin fillon në 1910, vit kur aeroplani i parë fluturoi mbi qytet. Një kryqëzim njohurish nëpërmjet kërkimit universitar, Bordoja mban një nga dy lazerat e vetëm në botë të rendit megaxhaul, si dhe një popullësi universitare prej 130 mijë studentësh në Metropolin e Bordosë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bordoja ndodhet afër bregut Atlantik, në jugperëndim të Francës dhe në veri të rajonit të Akuitanisë. Ndodhet rreth 500 km në jugperëndim të Parisit. Qyteti është ndërtuar mbi një përkulje të lumit Garonë dhe ndahet në dy pjesë: bregu i djathë nga lindja dhe bregu i majtë nga perëndimi. Historikisht bregu i majtë është më i zhvilluar sepse kur rrjedh jashtë përkuljes, uji lë një gjurmë të madhësisë së kërkuar për të mundësuar kalimin e anijeve tregtare, të cilat dikur shkarkoheshin në këtë anë të lumit. Së fundmi edhe bregu i djathë ka marrë zhvillim duke përfshirë projekte urbane.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima e Bordosë mund të klasifikohet si oqeanike sipas Koeppenit. Megjithatë klasifikimi Trewartha e klasifikon qytetin si tropikal të lagësht, për shkak të një rritje të temperaturave të lidhur me ndryshimet klimatike dhe ishullin e nxehtësisë së qytetit.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Janar 2020, qyteti kishte 259,809 banorë në komunën e Bordosë. Komuna pati popullësinë më të madhe në censusin e vitit 1954 me 284,494 banorë. Shumica e popullësisë është francezze por ka grupe të konsiderueshme italianësh, spanjollësh (deri 20% e banorëve të Bordosë raportojnë të kenë prejardhje spanjolle), portugezësh, turqish dhe gjermanësh.
Zona e ndërtimit është rritur për më shumë se një shekull përtej kufijve komunalë të Bordosë për shkak të madhësisë së komunës (49 km katrorë) dhe shpërndarjes urbane, deri aty sa në Janar 2020 kishte 1,376,375 banorë në 6,316 km katrorë zonë metropolitane, dhe vetëm 1/5 jeton në qytet.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- EPITECH
- ESME Sudria
- Kedge Business School
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Francës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura
- Pages using multiple image with auto scaled images
- Pages using infobox settlement with possible demonym list
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- FR-gjeo-cung
- Qytete në Francë