Shko te përmbajtja

Branimir Subashiç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Branimir Subašić)
Branimir Subašić
Branimiri me kombëtaren azerbajxhanase në vitin 2012.
Informacioni personal
Emri i plotë Branimir Subashiq
Data e lindjes 7 prill 1982
Vendi i lindjes Beograd, Serbi
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
1997–1998 FK Železnik
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1998–2002 FK Železnik 10 (0)
2002FK Sremčica (loan) 6 (2)
2002–2003 KV Oostende 14 (3)
2003 Beauvais Oise 5 (1)
2003–2005 Chernomorets Odessa 7 (1)
2005Amkar Perm (huazim) 6 (1)
2005–2008 Neftchi Baku 65 (31)
2008–2010 Red Star Belgrade 13 (4)
2009–2010Changchun Yatai (huazim) 24 (3)
2010–2011 Gabala FC 19 (2)
2011–2013 Khazar Lankaran 51 (14)
2013 FK Qarabağ 8 (0)
2013–2014 Orduspor 34 (9)
2014–2015 Manisaspor 32 (5)
2015 OFK Beograd 16 (1)
Karriera ndërkombëtare
2007–2013 Azerbajxhan 40 (7)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 28 December 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 20 July 2013

Branimir Subashiq (Serbisht : Бранимир Субашић ; lindi më 7 prill 1982) është një futbollist serbo-azerbajxhanas i cili luan për kombëtaren azerbajxhanase si sulmues.

Branimir Subashiq filloi karrierën e tij rinore në moshën 15 vjeçare. Vitin tjetër në vitin 1998, ai nënshkroi kontratë me skuadrën FK Železnik dhe u bë futbollist profesionalë. Ai ka luajtur në këtë klub deri në vitin 2002 dhe pastaj ai shkoi në skuadrën FK Sremčica si huazim. Në fund të sezonit, ai shkoi në skuadrën KV Oostende. Në këtë sezone, ai luajti 14 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Në vitin 2003, ai luajti AS Beauvais Oise për gjashtë muaj. Në vitin 2003, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare për skuadrën FC Chornomorets Odesa. Në dy sezone, ai luajti 7 ndeshje dhe shënoi vetëm një herë golë. Në vitin 2005, ai shkoi në skuadrën ruse FC Amkar Perm si huazim ku luajti 6 ndeshje dhe shënoi një golë.

Në verën e vitit 2005, ai shkoi në skuadrën azerbajaxhane Neftçi PFK ku luajti për 3 vjet. Gjatë këtyreve 3 viteve, Branimiri fitoi medaljen e argjendë në sezonin 2006/2007 dhe medaljen e bronzit në sezonin 2005/2006 dhe në sezonin 2007/2008. Gjithsej, ai ka luajtur 65 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Në vitin 2007, ai morri shtetësinë azerbajxhane dhe filloi të luaj për kombëtaren azerbajxhane.

Në verën e vitit 2008, ai shkoi në skuadrën serbe Red Star. Në mars të vitit 2009, ai shkoi në skuadrën kineze Changchun Yatai si huazim. Pas përfundimit, ai u kthye në Red Star dhe e përfundoi sezonin në Serbi.