Jump to content

Bronkiti akut

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bronkit akut (kallja e letë e mushkërive) llogaritet ndezja e përkohshme e e rrugëve të mëdha të frymëmarrjes (bronkeve) e cila shoqërohet me kollë, sekrecion të hundës dhe temperaturë si dhe simptome të tjera të përgjithshme.

Diagnoza e bronkitit akut është një nga diagnozat më të shpeshta te mjeku i përgjithshëm edhe pse definimi dhe patofiziologjia e bronkitit akut janë shumë të paqarta. Diagnoza më e mirë do të ishte ndezje akute e traktit të frymëmarrjes, sepse rregullisht përveç bronkeve janë të prekura edhe pjesë të tjera të traktit të frymëmarrjes.

  • kollë e fortë
  • bllokim hundësh
  • sekrecione nga hunda
  • dhembje në kraharor
  • debulesë
  • mungesë oreksi
  • dhembje koke
  • dhembje muskujsh dhe kockash
  • temperaturë jo e lartë

Faktorët e riskut:

  • faktorët ambientalë (tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël);
  • faktorët individualë: raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale kur janë fëmijë,
  • deficiti i alfa1-antitripsina (një proteinë që prodhohet nga mëlçia, e pajisur me një efekt të fortë “mbrojtës: mbi strukturat pulmonare).

Personat e prekur nga bronkiti duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta, por që mund t’i ndihmojnë në eliminimin e komplikacioneve. Përveç kontrolleve të vazhdueshme te mjeku i familjes, rekomandohet të mos pini duhan, sepse është ndër faktorët kryesor predispozues për shfaqjen e këtyre problemeve. Në të njëjtën kohë këshillohet mosekspozimi në ambientet e ftohta, apo në publik dhe të shmangen agjentët irritues të sistemit të frymëmarrjes si tymi pasiv, pluhurat dhe ndotja e ambientit.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]