Bronkiti akut
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Bronkit akut (kallja e letë e mushkërive) llogaritet ndezja e përkohshme e e rrugëve të mëdha të frymëmarrjes (bronkeve) e cila shoqërohet me kollë, sekrecion të hundës dhe temperaturë si dhe simptome të tjera të përgjithshme.
Diagnoza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diagnoza e bronkitit akut është një nga diagnozat më të shpeshta te mjeku i përgjithshëm edhe pse definimi dhe patofiziologjia e bronkitit akut janë shumë të paqarta. Diagnoza më e mirë do të ishte ndezje akute e traktit të frymëmarrjes, sepse rregullisht përveç bronkeve janë të prekura edhe pjesë të tjera të traktit të frymëmarrjes.
Simptomat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- kollë e fortë
- bllokim hundësh
- sekrecione nga hunda
- dhembje në kraharor
- debulesë
- mungesë oreksi
- dhembje koke
- dhembje muskujsh dhe kockash
- temperaturë jo e lartë
Predispozicioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faktorët e riskut:
- faktorët ambientalë (tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël);
- faktorët individualë: raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale kur janë fëmijë,
- deficiti i alfa1-antitripsina (një proteinë që prodhohet nga mëlçia, e pajisur me një efekt të fortë “mbrojtës: mbi strukturat pulmonare).
Terapia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat e prekur nga bronkiti duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta, por që mund t’i ndihmojnë në eliminimin e komplikacioneve. Përveç kontrolleve të vazhdueshme te mjeku i familjes, rekomandohet të mos pini duhan, sepse është ndër faktorët kryesor predispozues për shfaqjen e këtyre problemeve. Në të njëjtën kohë këshillohet mosekspozimi në ambientet e ftohta, apo në publik dhe të shmangen agjentët irritues të sistemit të frymëmarrjes si tymi pasiv, pluhurat dhe ndotja e ambientit.
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |