Jump to content

Budinarca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Budinarcë
Будинарци
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej682
{{{postal_code_type}}}
2332
TargatKO

Budinarcë, (maqedonisht: Будинарци/Budinarci) është fshat në komunën e Berovës, Maqedoni.

Fshati gjindet në pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë, në pjesën veri-perendimore të komunës së Berovës dhe në anën e djathtë të lumit Bregallnica.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati kishte 682 banorë nga të cilët: 681 maqedonas dhe 1 serb. Zvogëlimi i numrit të banorëve nuk është aq i madh sikur në shumicën e fshatrave maqedonase në Republikën e Maqedonisë.


Mbi historinë e themelimit të fshatit ka legjenda të ndryshme, por dokumentet e para që flasin mbi këtë fshat janë të kohës së Perandorisë Osmane, viti 1579 dhe 1570, me emrin Budinashci. Në të dhënat e dokumentuara të vitit 1570 fshati kishte 52 familje. Sipas të dhënave të Vilajetit të Kosovës, në vitin 1894 kishte 90 shtëpi, kurse në vitin 1900 kishte 800 banorë.