Budinarca
Budinarcë
Будинарци | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 682 |
{{{postal_code_type}}} | 2332 |
Targat | KO |
Budinarcë, (maqedonisht: Будинарци/Budinarci) është fshat në komunën e Berovës, Maqedoni.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati gjindet në pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë, në pjesën veri-perendimore të komunës së Berovës dhe në anën e djathtë të lumit Bregallnica.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati kishte 682 banorë nga të cilët: 681 maqedonas dhe 1 serb. Zvogëlimi i numrit të banorëve nuk është aq i madh sikur në shumicën e fshatrave maqedonase në Republikën e Maqedonisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbi historinë e themelimit të fshatit ka legjenda të ndryshme, por dokumentet e para që flasin mbi këtë fshat janë të kohës së Perandorisë Osmane, viti 1579 dhe 1570, me emrin Budinashci. Në të dhënat e dokumentuara të vitit 1570 fshati kishte 52 familje. Sipas të dhënave të Vilajetit të Kosovës, në vitin 1894 kishte 90 shtëpi, kurse në vitin 1900 kishte 800 banorë.
Personalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gligor Smokvarski - kompozitor maqedonas
- Gligor Popovski - shkrimtar për fëmijë
Selia: Berovë dhe vendbanimet: Budinarcë | Dvorisht | Maçevë | Mitrashincë | Ratevë | Rusinovë | Smojmirovë | Vlladimirovë
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |