Burim Haliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Burim Haliti është Profesor dhe Regjisor Filmi nga Kosova, fitues i shumë cmimeve kinematografike në Festivalet Ndërkombëtare të filmit nëpër Botë!

Drejtor Artistik i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”

Është themelues i Kompanisë së Filmit Eureka Film & Production dhe themelues i Shkollës së Aktrimit “Eureka Film”

Ai ishte Regjisor i 150 episodave të serialit televiziv Cimerat i cili ishte transmetuar në Radio Televizionin RTV21 në Prishtinë. Është regjisor, producent dhe skenarist i disa filmave me metrazh të shkurtër, dokumentarë dhe tre filma me metrazh të gjatë, për të cilët filma ai u vlerësua me shumë çmime në Festivale Ndërkombëtare të Filmit nëpër Botë.Dy nga ҫmimet e mëdha janë “Ariu i Artë” në Austri, dhe medalja “Unica” (Ky çmim jepet nga rrjeti i kinemave evropiane dhe e ka zanafillën që nga viti 1937)

Ai është gjithashtu profesor i aktrimit dhe Regjisë së Filmit, dhe ka qenë pjesë e jurisë profesionale në disa festivale ndërkombëtare të filmit si në; Angli, Turqi, Gjermani, Shqipëri etj. Poashtu ligjëruar në disa ngjarje të mëdha kulturore në Gjermani, Zvicër, Poloni, Austri etj.