Burim Kursani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

BimBimma i lindur në vitin 1984.BimBimma është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur, gjithashtu Pitbullat janë pjesë e pandashme e tij. BimBimma – (Burim Kursani) një ndër reperët e parë dhe të vetëm urban, në skenën e Hip Hop-it Kosovar. Interesi i tij ndaj Hip-Hop-it u shfaq qysh në moshë të re (rreth moshës 14 vjeçare) në vitin 1997. I ndikuar edhe nga rrethanat e jetesës dhe në anën tjetër duke e treguar shpirtin e vërtetë të Hip-Hop-it, në lirikat e tij gjenden copëza reale të jetës Kosovare, për mos më tepër tërësia e realitetit Kosovar. Pa masë filloi të njihej nga fillimi I vitit 2000 për shkak të bashkëpunimeve me artistë të kohës të skenës së Hip-Hop-it. Por suksesin e vërtetë e arriti si pjesë e grupit që ndryshoi përgjithmonë rrjedhat e Hip-Hop kulturës në Kosovë, grupi “NR” (urbaNRoots). Nuk ka asnjë dashamirë të Hip-Hop-it kosovar që nuk i njeh rreshtat e singllit “Afrim Roboti”, pjesë e albumit “E Gjeli” që u promovi në vitin 2002 në Kosovë e jashta vendit. Pas ndarjes me grupin, vazhdon dhe jep kontributin e tij duke marr pjesë nëpër festivale lokale dhe ndërkombëtare, duke u angazhuar me projekte që kanë të bëjnë me Hip Hop Kulturën dhe duke bashkëpunuar me artistë vendas dhe të huaj. Një ndër personat me të cilët ka bashkpunuar dhe përfaqësuar Kosovën në aktivitetet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare është Dj Flow. Përformanca e parë në mes BimBimma’s dhe DJ Flow ka qenë në Qershor të vitit 2009 në Berlin të Gjermanisë, si pjesë e projektit Hotel Prishtina, projekt i cili promovonte kulturën kosovare në Gjermani. Mund te veçohen edhe performancat e bëra në Holandë. Ushtrimi i aktit artistik në Holand është pjesë e projektit ndërkombëtar " Piece for Peace". Ky projekt përfshinë artist nga mbarë globi, së pari duke përfshire vendet që kanë kaluar nëpër luftë ( Kosova, Kroacia, Bosnja, Vietnami, Georgia, Brazili, etj). Po ashtu përfaqësues i kulturës Urbane Kosovare, në festivalin RO-FEST që mbahet në Rotterdam të Hollandës çdo vjet. Qëndrimi në Holandë jep mundësin që përmes këyre pjesëmarrjeve dhe ndihmës së projektit "Piece for Peace" Hope Box, të krijohet bendi qe do perfaqesoj pjesen dëgjimore të projektit.Më datë 28 Shtator 2008, BimBimma & Snowblack publikojnë videoklipin "Qa Sillet N'rreth".Më datën 14 Dhjetor 2010, BimBimma publikon videoklipin "Raw", në bashkëpunim me Dr.Mic. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.Në Qershor 2011, BimBimma merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Zani I Skamjes", ku ka treguar problemet momentale jetësore në Kosovë. Klipi magjepsi të gjithë kosovarët dhe reperat shqipëtarë pranuan se ishte teksti më i mirë i vitit. Në Qershor 2011, BimBimma merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Qu".Më datë 17 Gusht 2011, BimBimma publikon videoklipin "Ska Kufi", në bashkëpunim me Lyrical Son. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative. Me këtë këngë, BimBimma u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 11 (2012), VFM 2012 (2012). Në 3 Janar 2011, Bimbimma publikon albumin "Rra'jt", i cili ka 25 këngë dhe zgjat 80 minuta. Për realizimin e këtij albumi, BimBimma bashkëpunoi me Lyrical Son, Mc Kreshën, Kaos, Dj Flow, Dj Blunt, Singullar etj., por edhe me shtëpinë e produksionit "No Comment Studios". Po në këtë datë, u formua edhe Bendi i parë hip hop shqipëtar që ka 5 anëtarë. BimBimma (VOC), VLN(Drums), Dugi (Keyboard), Suki (Bass) dhe Taula (Gitare). Bendi quhet MONO. Përformanca e parë e këtij bendi është bërë në koncertin promovues të albumit "Rra'jt", në teatrin ODA në Prishtinë. Pas këtij koncerti "rra'jt" promovohen me turne nëpër Kosovë. Më datë 18 Korrik 2012, Nora Istrefi publikojn videoklipin "Gangsta", në bashkëpunim me Zzap and Chriss & BimBimma. Muzika e këngës u punua nga Zzap and Chriss, Aleksandër Gjoka, teksti u shkrua nga BimBimma. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Nora Istrefi u paraqit në këto festivale: SVFM 2013 (2013), Netët E Klipit Shqiptar 12 (2013). Më datë 16 Dhjetor 2012, BimBimma publikon videoklipin "Qe Pse Jom I çart".Më datë 31 Mars 2014, BimBimma publikon videoklipin "S'o Ghetto".Më datë 29 Gusht 2014, BimBimma publikon videoklipin "Murder (Remake)", në bashkëpunim me Kida.Më datë 27 Dhjetor 2014, BimBimma publikon videoklipin "Mos E Dhini Punen". Më datë 17 Korrik 2015, BimBimma publikon videoklipin "They Don't Know", në bashkëpunim me Lyrical Son. Videoklipi u prodhua nga Asha. Më datë 17 Tetor 2015, Dren & BimBimma publikojnë videoklipin "Operate".Më datë 18 Dhjetor 2015, Fajter publikojnë videoklipin "Asnjon1", në bashkëpunim me BimBimma & Timmy. Teksti u shkrua nga BimBimma. Më datë 30 Dhjetor 2015, BimBimma publikon videoklipin "Bang Bang", në bashkëpunim me Strike. Më datë 24 Mars 2016, Kobra publikon videoklipin "Mps", në bashkëpunim me BimBimma.Më datë 23 Shtator 2016, BimBimma publikon videoklipin "Shqipet Nalt". Për orkestrimin u kujdes Faton Dolaku. Më datë 25 Shkurt 2017, BimBimma publikon videoklipin "7Prill", në bashkëpunim me Arta Jashari. Më datë 23 Qershor 2017, BimBimma publikon videoklipin "Gjame", në bashkëpunim me Korab Shaqiri. Më datë 2 Shtator 2017, Genc publikon videoklipin "Nr1", në bashkëpunim me BimBimma. Më datë 23 Tetor 2017, BimBimma publikon videoklipin "Pare", në bashkëpunim me Buta. Më datë 6 Nëntor 2017, BimBimma publikon videoklipin "038", në bashkëpunim me ErgeNR. Në vitin 2017, Bimbimma publikon albumin "Bima".Në qeshor 2019 boton librin "Po e zi" [1]

Albumet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kursani, Burim. "BimBimma". Teksteshqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)