Jump to content

Burim Ramadani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Burim Ramadani
[[Figura:|180px|Fotoporteti]]
Emri Burim
Mbiemri Ramadani
Lindur më 14 dhjetor 1981
Lindur në Therandë
Kombësia Shqiptar i Kosovës
Profesioni Analist i Sigurisë, me përvojë rreth 15 vjecare në Politikat e Sigurisë

Burim Ramadani, u lind më 14 dhjetor 1981Therandë, është Magjistër i Shkencave Politike, Analist i Sigurisë, publicist, ish-Inspektor i Përgjithshëm i AKI, ish-Koordinator Nacional i Kosovës për NATO, ish-ZëvendësMinistër i Mbrojtjes, dhe ish-deputet i parlamentit të Kosovë-s.

Ekspert i çështjeve të sigurisë, me fokus në sigurinë kombëtare dhe trendin e sigurisë bashkëkohore globale.

Debatin e Sigurisë e zhvillon edhe në platformën e tij në [1]

www.burimramadani.com

dhe në Kanalin e tij në YouTube

Burim RAMADANI - YouTube


Nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, ka shërbyer si Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), me mandat kontrolli të brendshëm në inteligjencën e Republikës së Kosovës.

Me përvojë mbi 15 vjeçare në fushën dhe institucionet e sigurisë, gazetarisë dhe publicistikës.

Që nga Janari 2018 deri më 25 nëntor 2019, ka qenë Zëvendës-Ministër i Parë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj - https://web.archive.org/web/20180216195436/http://www.mksf-ks.org/?page=1,710#.Wo1MlFrwbIU

Paraprakisht, ka qenë Drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (Security Policy Research Center - SPRC) https://web.archive.org/web/20180420142525/http://sprc-ks.org/

Që nga viti 2012 është Ligjërues në Kolegjin ISPE në Prishtinë dhe ligjëron lëndët "Sistemi i Sigurisë Kombëtare" dhe "Qeverisja dhe Mbikëqyrja Demokratike e Sektorit të Sigurisë". https://web.archive.org/web/20180219220144/http://kolegji-ispe.org/cms/index.php/sq/

Gjatë periudhës shkurt 2011 - maj 2014 ka qenë Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në radhët e Gurpit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK. Në Kuvendin e Kosovë-s, është anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë dhe është zëvendës-kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Që nga marsi 2009 deri në korrik 2015 ka qenë (në dy mandate) Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, ndërsa më herët ka punuar në fushën e gazetarisë, në institucionet e Kosovë-s dhe në shoqërinë civile.

Burim Ramadani ka punuar për rreth katër vjet në gazetën e përditshme Zëri dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovë-s, në detyrën e këshilltar politik për media. Burim Ramadani ka punuar edhe në European Center for Minority Issues në mbështetje të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovë-s. Burim Ramadani ka kontribuar edhe për gazeta dhe revista ndërkombëtare, ndërsa ka botuar më shumë se 480 analiza personale politike dhe të sigurisë në të përditshmen e Kosovë-s, Shqipëri-së dhe Maqedoni-së.

Përgatitja profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim Ramadani është Magjistër i Shkencave Politike, ndërsa tema e diplomimit në këtë nivel të studimeve ka qenë “Zgjidhja e statusit të Kosovë-s: Qasje nga teoria e pushtet-ndarjes (konsociacionalizmit)”. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në Gazetari. Burim Ramadani për disa vjet ka qenë i angazhuar si asistent në disa lëndë në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitet-in e Prishtinë-s.

Deri më tash ka botuar dy libra:

  1. “Shteti i Komuniteteve: Në zbatim të modelit Ahtisaari” (2009), Zëri, Prishtinë
  2. "Transit" (libër publicistik), (2014), Zero Print, Prishtinë, sikurse edhe punimet akademike:

Burim Ramadani: Kosovo Status Settlement: Consociational Arrangements. Southeastern Europe charting an emerging European region. ISSN 1756-1361, Volume 1, Issue 1, pp. - (12 dhjetor të vitit 2007).

A. Hoxha & B. Ramadani 2006. “Kosovo National Action Plan for Achieving Gender Equality in Perspective”. Students’ report. School of Management and Economics: Växjö University.

Ka botuar një numër Hulumtimesh në fushën e sigurisë dhe Rekomandimesh për Politika të Sigurisë, ndër tjera:

- "Faktorët ndikues në radikalizim" (SPRC, 2017),

http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/04/Faktoret-ndikues-ne-radikalizim-dhe-ekstremizem-te-dhunshem_SPRC_BR-dhe-RF_20-mars-2017.pdf[lidhje e vdekur],

http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/04/Influencing-factors-on-radicalization-and-violent-extremism_SPRC_March-2017.pdf[lidhje e vdekur]

- "Ndikimi rus në Kosovë" (SPRC, 2017),

http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/08/Ndikimi-rus-n%C3%AB-Ballkan_Nj%C3%AB-shqet%C3%ABsim-n%C3%AB-rritje-p%C3%ABr-Kosov%C3%ABn_SPRC_korrik2017.pdf[lidhje e vdekur]

https://web.archive.org/web/20180225085232/http://sprc-ks.org/news/russian-influence-in-the-balkans-a-raising-concern-for-kosovo/

- "Policia Komunale" (SPRC, 2017), http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/09/Policia-Komunale-e-Prishtines_SPRC_Propozim-Koncepti-Ideor.pdf[lidhje e vdekur]